Nutricionisti AltinJoka: Ja çfarë duhet të bëni që të shpëtoni nga kapsllëku…

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për kapsllëkun dhe problematikat që shkaktohen në organizëm nga ky shqetësim.

”Së pari, konstipacioni apo kapsllëku, shkaktohet nga zorrët që nuk kanë një valëzim normal në formë,

pasi funksioni i tyre nuk është i plotë” e nis kështu intervistën nutricionisti i njohur, duke shtuar se për shkak të kësaj anomalie,

krijohen në zorrë mbetje të panevojshme që krijojnë komplikacione të tjera më vonë.

Shëndeti ynë nis nga zorrët që janë quajtur “truri i dytë” i organizmit dhe nëse ato kanë një funksion të plotë, një njeri duhet të dalë jashtë dy herë në ditë, theksoi më pas eksperti.

Po çfarë e shkakton kapsllëkun? Sipas nutricionistit Joka, ka disa arsye: Së pari, nëse një njeri nuk del jashtë dy herë në ditë, mund të jetë në fazat e para të kapsllëkut. Së dyti, nëse një njeri del jashtë vetëm 3 herë në javë,

kjo do të thotë që ky person vuan nga kapsllëku. Një dietë e dobët ushqimore është motiv shumë i madh për të shkuar në kapsllëk. Gjithashtu, ulja e sasisë së ujit që konsumohet gjatë ditës, është motiv që mund të shkaktojë probleme për zorrët. Duke analizuar faktorët,

nutricionisti përmendi dhe stresin që shkakton gjithashtu kapsllëk, sikurse aktiviteti i vogël fizik.

“Pasojat e kapsllëkut janë në disa nivele, por mund të përmendim: diabetin, hipertensionin, isheminë apo shqetësimet që kanë gratë në fazën e shtatzanisë” shtoi nutricionisti.

Sipas tij, 27 % e rasteve të evidentuara me kapsllëk, bëhen kronike dhe duan një asistencë mjekësore.

Por si të shpëtojmë nga kapsllëku? Sipas nutricionistit Altin Joka, një njeri duhet të konsumojë shumë ujë çdo ditë. Nuk duhet të mungojnë konsumi i frutave, sallatave, perimeve dhe farave të ndryshme në regjimin tonë ditor.

Sipas nutricionistit, duhen eleminuar yndyrnat e tepërta dhe të ulet konsumi i vezëve, djathit apo mishit, pa harruar konsumin e bishtajave, çajrave bimor dhe fibrave. Referuar foshnjave, Joka tha se për to do ishte mirë fërkimi i barkut, çaji i farave, çaji i mentes apo përdorimi i probiotikëve. Në fund të bisedës, nutricionisti nga Suedia nënvizoi dhe rëndësinë e aktivitetit fizik që renditet i dyti i rëndësishëm pas ushqimit.

Related Posts

Lajm i mire per te gjithe familjet, ja kur do te egzekutohen pagesat per…

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton te gjithë perfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Pagesat e ketyre skemave do të ekzekutohen si ne vijim: Me…

Ministria e Financave njoftim TE RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve…

Arrestohet 55-vjeçari në Dubravë të Istogut, dyshohet për dhunim të një të miture – u gjetën brenda një vile

Ngjarja është raportuar më 29 janar 2026, rreth orës 13:50, kur njësiti reagues ka pranuar informacion nga një qytetar se një burrë kishte marrë me veturë një…

“Vetëm 85 Sekonda nga Katastrofa – Çfarë Duhet të Dini”

Ora simbolike që mat rrezikun ekzistencial për njerëzimin tani tregon vetëm 85 sekonda deri në mesnatë, duke shënuar nivelin më të afërt në historinë e saj. Ky…

DËSHMIA TRONDITËSE PAS 15 VITESH PËR ZHDUKJEN MISTERIOZE TË BLEONA MATËS/ NËNA MES LOTËSH: HALLAT E SAJ DUHET TẼ JENË NË BURG, BABAI I VAJZËS…

Nië deshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar…

Uaaa sa femen e ndezur😳 Elijones i bejn masazh, por ek*sitohet sa leshon zera e i cmend…VIDEO

Uaaa sa femen e ndezur😳 Elijones i bejn masazh, por ek*sitohet sa leshon zera e i cmend…VIDEO Elijona ka qene e priveligjuar nga stafi i BBVK, ajo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *