Nutricionisti AltinJoka: Ja çfarë duhet të bëni që të shpëtoni nga kapsllëku…

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për kapsllëkun dhe problematikat që shkaktohen në organizëm nga ky shqetësim.

”Së pari, konstipacioni apo kapsllëku, shkaktohet nga zorrët që nuk kanë një valëzim normal në formë,

pasi funksioni i tyre nuk është i plotë” e nis kështu intervistën nutricionisti i njohur, duke shtuar se për shkak të kësaj anomalie,

krijohen në zorrë mbetje të panevojshme që krijojnë komplikacione të tjera më vonë.

Shëndeti ynë nis nga zorrët që janë quajtur “truri i dytë” i organizmit dhe nëse ato kanë një funksion të plotë, një njeri duhet të dalë jashtë dy herë në ditë, theksoi më pas eksperti.

Po çfarë e shkakton kapsllëkun? Sipas nutricionistit Joka, ka disa arsye: Së pari, nëse një njeri nuk del jashtë dy herë në ditë, mund të jetë në fazat e para të kapsllëkut. Së dyti, nëse një njeri del jashtë vetëm 3 herë në javë,

kjo do të thotë që ky person vuan nga kapsllëku. Një dietë e dobët ushqimore është motiv shumë i madh për të shkuar në kapsllëk. Gjithashtu, ulja e sasisë së ujit që konsumohet gjatë ditës, është motiv që mund të shkaktojë probleme për zorrët. Duke analizuar faktorët,

nutricionisti përmendi dhe stresin që shkakton gjithashtu kapsllëk, sikurse aktiviteti i vogël fizik.

“Pasojat e kapsllëkut janë në disa nivele, por mund të përmendim: diabetin, hipertensionin, isheminë apo shqetësimet që kanë gratë në fazën e shtatzanisë” shtoi nutricionisti.

Sipas tij, 27 % e rasteve të evidentuara me kapsllëk, bëhen kronike dhe duan një asistencë mjekësore.

Por si të shpëtojmë nga kapsllëku? Sipas nutricionistit Altin Joka, një njeri duhet të konsumojë shumë ujë çdo ditë. Nuk duhet të mungojnë konsumi i frutave, sallatave, perimeve dhe farave të ndryshme në regjimin tonë ditor.

Sipas nutricionistit, duhen eleminuar yndyrnat e tepërta dhe të ulet konsumi i vezëve, djathit apo mishit, pa harruar konsumin e bishtajave, çajrave bimor dhe fibrave. Referuar foshnjave, Joka tha se për to do ishte mirë fërkimi i barkut, çaji i farave, çaji i mentes apo përdorimi i probiotikëve. Në fund të bisedës, nutricionisti nga Suedia nënvizoi dhe rëndësinë e aktivitetit fizik që renditet i dyti i rëndësishëm pas ushqimit.

Related Posts

Uaaa turpi jane shtuar “FARA” e ketyre😳 Londrimi dhe Klodi lahem bashke ne dush! VIDEO

Një tjetër video nga “Big Brother VIP Kosova” po shkakton trazim të madh në rrjetet sociale! Pas momenteve me masazhe dhe batutave me nënkuptime mes Londrimit dhe…

Po dridheni? Pas kesaj ORE vjen nje njoftim i papritur nga MOTI, merrni masat qe

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura. Mjegull…

Limi i zbulon banoreve lidhjen e tij me Shpat Kasapin

Limi i Zbulon Banoreve Lidhjen e Tij me Shpat KasapinNë një botë ku muzika dhe kultura luajnë një rol të rëndësishëm në identitetin tonë, çdo lidhje mes…

Video dolces

https://vm.tiktok.com/ZMDhcDtH3/

Uaaa Trupi botes😳 Limi ja ferkon By*thet Dolces kurse ajo…VIDEO

Uaaa Trupi botes😳 Limi ja ferkon By*thet Dolces kurse ajo…VIDEO Kete mengjes Dolce ka bere rutinen e saj sikur cdo dite theter, por sot ishte prezent edhe…

Uaa Dolce e pafytyre😳 Puthet me Limin dhe leshon zera se i fut du….VIDEO

Çfarë ndodh kur dy artistë të njohur, të lidhur nga një histori e gjatë, përfundojnë në një moment të papritur puthjeje? Kjo është historia e Dolce dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *