LAJM I MIRË: Nis shpërndarja e shtesave të fundvitit për pensionistët

Nga sot, pensionistët në të gjithë vendin mund të tërheqin shpërblimin e fundvitit, pasi ka nisur zyrtarisht shpërndarja e bonusit financiar të miratuar nga qeveria.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ky angazhim i marrë ndaj pensionistëve po realizohet sipas premtimit, shkruan ATSH.

Sipas ministres, bonusi është 15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe për kategori të tjera përfituesish; 10 mijë lekë për pensionet mbi 20 mijë lekë dhe për trajtime të veçanta financiare.

Në total, 762,740 qytetarë do të përfitojnë këtë mbështetje, ku përfshihen 640,325 pensionistë të pensionit të pleqërisë dhe 2,322 përfitues të pensionit social. Gjithashtu, shpërblimi do t’u kalojë edhe 65,232 personave me pension invaliditeti, 48,087 përfituesve të pensionit familjar dhe 6,774 qytetarëve që marrin trajtim të veçantë financiar, përfshirë minatorët e nëntokës, punonjësit e ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakët në pension të parakohshëm.

Shpërblimi i fundvitit do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025, ndërsa për ata që nuk arrijnë ta tërheqin brenda këtij muaji, afati i fundit i tërheqjes është 30 qershor 2026.

Posta Shqiptare njofton se zyrat janë hapur sot dhe se tërheqja e bonusit kryhet në të gjitha zyrat e pensionit, pa procedura shtesë dhe pa vonesa.

Related Posts

Ndryshon gjithçka! Qeveria Rama LAJME TË MIRA për pensionistët

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës…

SKANDAL ! Rogerti GODET me Grusht Luizin pas permendjes se Familjes

SKANDAL! Rogerti GODIT me Grusht Luizin pas Përmendjes së FamiljesNjë incident skandaloz ka tronditur botën e showbiz-it shqiptar, ku Rogerti është kapur në një përleshje fizike me…

Lajmi me i mire i dites nga Ministria e Financave, shtesat do te ekzekutohen ne ….

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar sërish përfituesit lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesave. Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë një ndihmë e…

Thirrje urgjente për të shmangur menjëherë këtë produkt, ja rreziku

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një njoftim urgjent për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit formulë për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”….

Uaaa zihet Luizi me Rogertin qe naten e pare…VIDEO

Uaaa zihet Luizi me Rogertin qe naten e pare…VIDEO Rogerti tashme eshte i njohur per llafazanllikun qe e krijon dhe e ben nonstop. Mirepo mbreme eshte zene…

MAMI i Matilda Makoçit Ështe PREZANTUESJA e FAMSHME: Ja Ça Thote per Edi Ramen

MAMI i Matilda Makoçit Është PREZANTUESJA e FAMSHME: Ja Ça Thotë për Edi RamënBota e ekranit shqiptar është tronditur nga njoftimi se mamaja e Matilda Makoçit, një…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *