LAJM I MIRË: Nis shpërndarja e shtesave të fundvitit për pensionistët

Nga sot, pensionistët në të gjithë vendin mund të tërheqin shpërblimin e fundvitit, pasi ka nisur zyrtarisht shpërndarja e bonusit financiar të miratuar nga qeveria.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ky angazhim i marrë ndaj pensionistëve po realizohet sipas premtimit, shkruan ATSH.

Sipas ministres, bonusi është 15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe për kategori të tjera përfituesish; 10 mijë lekë për pensionet mbi 20 mijë lekë dhe për trajtime të veçanta financiare.

Në total, 762,740 qytetarë do të përfitojnë këtë mbështetje, ku përfshihen 640,325 pensionistë të pensionit të pleqërisë dhe 2,322 përfitues të pensionit social. Gjithashtu, shpërblimi do t’u kalojë edhe 65,232 personave me pension invaliditeti, 48,087 përfituesve të pensionit familjar dhe 6,774 qytetarëve që marrin trajtim të veçantë financiar, përfshirë minatorët e nëntokës, punonjësit e ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakët në pension të parakohshëm.

Shpërblimi i fundvitit do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025, ndërsa për ata që nuk arrijnë ta tërheqin brenda këtij muaji, afati i fundit i tërheqjes është 30 qershor 2026.

Posta Shqiptare njofton se zyrat janë hapur sot dhe se tërheqja e bonusit kryhet në të gjitha zyrat e pensionit, pa procedura shtesë dhe pa vonesa.

Related Posts

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes… Albin Kurti: Shpartalluam gjitha bandat kriminale, tani gjithçka eshte normale Kjo qe beme eshte lajm qe serbia ka mbaruar pune…

Policia thirrje qytetarët per te treguar kujdes maksimal

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes…

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me rastin e Thaçit

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se…

Tragjedi e rëndë në Deçan

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Murati me lajm fantastik per pensionistet…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një program ekonomik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *