“Hamdia” reagon pas fyerjeve ndaj djalit të tij 9-vjeçar: Falënderoj Allahun që nuk e kam takuar përballë se do ta …😳

Aktori kosovar Dardan Gashi ka bërë një reagim publik në rrjetin e tij social Facebook, pas një incidenti që pretendon se ka ndodhur me familjen e tij në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Sipas postimit të Gashit, djali i tij 9-vjeçar kishte marrë pjesë në programin shkollor për 28 Nëntorin, ku performoi me sukses duke kënduar këngën “Mora fjalë” dhe duke veshur simbole kombëtare.

Pas programit, djali dhe nëna e tij kaluan në shesh, ku sipas Gashit, djali i preku pa qëllim këmbën njërit prej kalimtarëve.

Ky person, sipas aktorit, reagoi me fyerje të rënda dhe ofendime ndaj familjes dhe besimit të tyre, duke përfshirë edhe deklarata islamofobike. Gashi shprehu tronditjen e tij dhe theksoi se nuk do të tolerojë urrejtje ndaj familjes së tij.

Postimi i plotë:

“Skandal në një ditë gëzimi

Sot djali im 9-vjeçar pati programin shkollor për 28 Nëntorin. I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës duke kënduar “Mora fjalë”. Na emocionuan të gjithëve – mua, bashkëshorten dhe fëmijët.

Pas programit, bashkëshortja mori fëmijët dhe shkoi te takohej me motrën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nili, i emocionuar e i gëzuar, duke ecur në shesh preku lehtë këmbën e një djali rreth të 30-ave. Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar, i shoqëruar me nënën e tij të mbuluar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël.

E shau, e ofendoi në mënyrën më banale. Dhe kur pa që po injorohej, ai vazhdoi me fyerje që s’kanë vend në asnjë shoqëri: “Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit.”

I befasuar dhe i tronditur, Nili mori telefonin e nënës dhe më thirri për të treguar çfarë kishte ndodhur.

Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria, as kush nuk e kishte njohur “ashtu”. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht.

Ky tip është produkt i narrativave të atyre gerrgjylave të moshuar të “Lëvizjes së Deçanit” dhe pseudo-profesorëve si Blerim Latifi, që ushqejnë kokat bosh me urrejtje ndaj muslimanëve. Por duhet ta kuptojnë një gjë: çdo mllef ka një kufi. E kur shperthen, le ta dinë këta islamofobë që, vallahi, në damarët tanë qarkullon gjaku i Shaban Polluzhës e Azem Galicës.

Një betim po ua bëj: nuk kam krenari më të madhe sesa me e mbrojt nderin dhe familjen time, me çdo çmim”.

Related Posts

Mateo merr në krahë Selinën “Brikena bëhet xheloze” – Big Brother Vip Albania 5

Mateo Merr në Krahë Selinën: “Brikena Bëhet Xheloze” – Big Brother Vip Albania 5Një skenë emocionuese ka ndodhur në sezonin e pestë të Big Brother Vip Albania,…

Bleona Mata GJENDET pas Lajmit Trondites ne SPAK

Bleona Mata Gjenhet Pas Lajmit Tronditës në SPAKNjë zhvillim i papritur ka tronditur botën e mediave dhe opinionit publik, pasi Bleona Mata, një emër i njohur në…

SHKURTI është pranë, këto janë 4 shenjat qê do bêjnë lek të madh

Astrologia Helena Hathor parashikon se muaji Shkurt do të jetë veçanërisht e favorshme për katër shenja të horoskopit. Sipas saj, këto shenja do të kenë më shumë…

Qeveria me lajme te mire: Rritet paga minimale ja kush perfiton…

Rreth 36 për qind e punëtorëve me orar të plotë në Kosovë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja graduale e pagës minimale gjatë vitit 2026, vlerëson Instituti…

Do te Behen te Pasur/ 3 Shenjat e Zodiakut qe do u NGJISE Lêku i madh javes tjeter

Astrologjia shpesh na tregon momente të veçanta kur yjet dhe planetët bashkohen për të sjellë energji pozitive në fusha të ndryshme të jetës. Java e ardhshme do…

E FUNDIT! IGJEO del me njoftimin urgjent per Shqiperine: Ja ku po rrezikohet me shume (nga Moti)

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) informoi se sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *