Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftoi studentët se “pagesat në vlerë prej 100 euro janë realizuar në tërësi, të ekzekutuara në disa grupe, për të gjithë që kanë përmbushur kriteret dhe janë përfitues”.
Studentët që kanë ankesë lidhur me shtesën prej 100 euro, të drejtohen në emailin: info.masa3.6@rks-gov.net. Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit, të kontaktojnë në emailin: Mobiliteti.mfpt@rks-gov.net”.