Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar per masa të reja mbështetese qe do te zbatohen qysh ne fillim te mandatit te ardhshem te Qeverise Kurti 3.
Përveç shtesës së njëhershme prej 100 eurosh per femijet dhe pensionistet, Murati bëri te ditur se do te kete edhe mbështetje financiare për studentët, të punësuarit në sektorin privat, si dhe rikthim te masës për subvencionimin e qytetarëve që kursejnë energjine elektrike.
Sipas tij, keto masa do të jenë pjesë e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila pritet të miratohet ndër pesë vendimet e para të Qeverise Kurti 3, me synim lehtésimin e barres ekonomike per qytetaret perballe rritjes se
§mimeve.