Ekskluzive: Lajmin e mirë që të gjithë po e prisnin e jep Murati

Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati ka dhënë një lajm të mirë.

Me anë të një postimi, ai ka bërë të ditur se Komunës së Prishtinës i janë transferuar mjetet.

Më poshtë postimi i Muratit:

Tashmë janë alokuar mjetet në kategorinë mallra dhe shërbime në vlerë prej 2.7 milionë euro, e nevojshme për pagesën e operatorëve të transportit publik, sipas vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake. Kjo pjesë është proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove e projekteve kapitale në mënyrë që të kryhet sot me prioritet, sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot.

Vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetanake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e MAPL-së.

Në rastet kur vendimi ka të bëjë me çështje financiare/buxhetore, ligjshmëria duhet të verifikohet edhe nga MFPT-ja.
Ky proces, pra verifikimi i ligjshmërisë është kryer dje në afat rekord nga të dyja Ministritë, edhe nga MAPL edhe nga MFPT, ashtu siç u pata premtuar në takim përfaqësuesve të sindikatave të transportuesve publikë.

Para ditës së djeshme ka qenë e pamundur të kryhej ky proces sepse siç e dini e premtja dhe fundjava nuk ishin ditë pune.
Ndërkaq sot Departamenti i Buxhetit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët financiarë të Komunës së Prishtinës për të siguruar procedum sa më të shpejtë, që nënkupton se Komuna kanë qenë të informuar përgjatë tërë procesit dhe për ecurinë e alokimit.
Prandaj është për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e Komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen.

Gjithsesi, uroj që komuna të ketë vlerësuar saktë obligimet financiare në kategorinë mallra dhe shërbime, kur ka vendosur të ndajë vetëm 2.7 milionë euro, dhe tash të shlyejë të gjitha borxhet që ka ndaj operatorëve të transportit publik, e me këtë të marrë fund edhe farsa për gjoja bllokadën e pretenduar.

Related Posts

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 15 dhjetor 2025

Dashi Do ruani një lidhje me force gjate kësaj dite sepse ne fakt partneri do e ketë mendjen gjetiu. Gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur atë…

Viti 2026 vjen me fat për TRE shenja të horoskopit! LEKU I MADH VJEN PER KETO SHENJA

Kjo e diel, 14 dhjetor 2025, sjell energji pozitive për disa shenja të zodiakut që përfitojnë drejtpërdrejt nga ndikimi i Hënës në Shigjetar. Dita favorizon optimizmin, komunikimin,…

Tragjedi e rend/ Einxhell Shkira ben Aksident te rend, detajet tregojne qe ajo …

Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi është shfaqur papritur nën kujdesin mjekësor. E njohur për natyrën e saj…

E VRAU… ! Kush ishte gruaja në makinë me Sokol Olldashin gjatë aksidentit?

E VRAU…?! Zbulohet gruaja që ishte në makinë me Sokol Olldashin gjatë aksidentit – e vërteta mes dyshimeve dhe heshtjesNgjarja tragjike që i mori jetën ish-ministrit dhe…

Lajmi Fundit: Albin Kurti jep deklaraten se sa pare do te marrin studentet

Ministrja në detyrë e arsimit, Arbërie Nagavci ka dhënë një lajm të mirë. Për studentët që kanë studiuar jashtë Republikes se Kosovës janë ndare 295 mije euro….

Eni Çobani tregon AMANETIN që i ka lënë djalit …

Eni Çobani tregon AMANETIN që i ka lënë djalit – fjalët që prekën zemrat e të gjithëveAvokatja e njohur Eni Çobani, një nga figurat më të respektuara…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *