Nga muaji i ardhshëm, paga minimale do të rritet ne 425 euro bruto, nga 350 euro sa është aktualisht, bëri të ditur Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se nga 1 korriku, do të hyjë ne fuqi faza e dytë e rritjes, ku paga minimale do të arrije ne 500 euro, sig ishte parashikuar nẽ vendimin e Qeverise, ku siç tha ai 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të perfitojne nga kjo rritje.
“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa eshte tash.
Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, sig edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marre si Qeveri.
Rreth 150 mije punetore te sektorit privat do te perfitojne nga kjo rritje.
Pagen minimale e gjetem 130/170 euro, te pandryshuar per me shume nje dekade, dhe brenda nje mandati po e risim per te tretën herë”, shkroi Kurti ne Facebook.