⭕️LAJMI I FUNDIT
Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, i pandehuri B B pranoi fajësinë për vjedhjen e çokollatave me vlerë 38 euro në Viva Fresh. Ai e bëri deklarimin menjëherë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku.
Gjyqtarja Vabonë Përlaska aprovoi pranimin e fajësisë. I akuzuari kërkoi dënim më të butë, duke thënë se është në gjendje të rëndë, me dy fëmijë dhe gruan pa strehë. Sipas tij, nuk kishte pasur mundësi tjetër në atë moment.
Shpallja e aktgjykimit do të bëhet një ditë tjetër. Aktakuza e ngritur më 7 mars 2022 thotë se më 14 shkurt 2022, në Prishtinë, B B mori dy pako me çokollata prej 34 copësh nga marketi dhe u largua, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.