Qeveria me lajme te mire: Rritet paga minimale ja kush perfiton…

Rreth 36 për qind e punëtorëve me orar të plotë në Kosovë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja graduale e pagës minimale gjatë vitit 2026, vlerëson Instituti GAP në analizën e publikuar sot me titullin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në vitin 2026?”.

Sipas raportit, rritja e pagës minimale nga 350 euro në 425 euro bruto për periudhën janar–qershor 2026, dhe më pas në rreth 500 euro bruto nga korriku 2026, do të ndikojë mbi 130 mijë punëtorë me orar të plotë, ndërsa efektet do të shtrihen edhe te punëtorët me orar të pjesshëm.

Instituti GAP vlerëson se kjo masë do t’u sjellë bizneseve një kosto shtesë prej mbi 85 milionë eurosh gjatë vitit 2026, që përfaqëson rreth 2 për qind të faturës totale të pagave në ekonomi.

Mundesh me e lexu edhe…

Vedat Muriqi sfidon Kane e Mbappé në garën për Këpucën e Artë

“Mbi 130 mijë punëtorë me orar të plotë, apo rreth 36% e të gjithë të punësuarve me orar të plotë në Kosovë, do të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja e pagës minimale. Përveç tyre, të prekur nga kjo masë do të jenë edhe punëtorët me orar të pjesshëm”, thuhet në analizë.

– ADVERTISEMENT –

Sektorët që pritet të ndihen më së shumti nga kjo rritje janë industria e ushqimit dhe pijeve, tregtia me pakicë, ndërtimtaria, si dhe shërbimet personale, si sallonet e bukurisë dhe aktivitetet e ngjashme, ku përqendrimi i punëtorëve me paga të ulëta është më i lartë.

Sa i përket profilit të përfituesve, GAP vlerëson se mosha mesatare e tyre është 37 vjeç, duke treguar se përfituesit kryesorë janë punëtorët e moshës së mesme. Nga aspekti gjinor, shumicën e përfituesve e përbëjnë burrat, me 59% në fazën e parë dhe 56% në fazën e dytë të rritjes, ndërsa gratë përfaqësojnë përkatësisht 41% dhe 44%.

Analiza nuk gjen evidencë të fortë statistikore për një ndikim negativ të rritjes së pagës minimale në punësim në Kosovë, megjithatë paralajmëron për rreziqe potenciale për të rinjtë dhe punëtorët me më pak shkathtësi.

Në këtë kontekst, Instituti GAP rekomandon që vendimet për rritjen e pagës minimale të shoqërohen me analiza të thelluara të ndikimit ekonomik, monitorim efektiv të zbatimit, si dhe konsultime të vazhdueshme me bizneset dhe palët e tjera të interesit, veçanërisht në sektorët që punësojnë numër të madh punëtorësh me pagë minimale.

Related Posts

Bleona Mata GJENDET pas Lajmit Trondites ne SPAK

Bleona Mata Gjenhet Pas Lajmit Tronditës në SPAKNjë zhvillim i papritur ka tronditur botën e mediave dhe opinionit publik, pasi Bleona Mata, një emër i njohur në…

SHKURTI është pranë, këto janë 4 shenjat qê do bêjnë lek të madh

Astrologia Helena Hathor parashikon se muaji Shkurt do të jetë veçanërisht e favorshme për katër shenja të horoskopit. Sipas saj, këto shenja do të kenë më shumë…

Do te Behen te Pasur/ 3 Shenjat e Zodiakut qe do u NGJISE Lêku i madh javes tjeter

Astrologjia shpesh na tregon momente të veçanta kur yjet dhe planetët bashkohen për të sjellë energji pozitive në fusha të ndryshme të jetës. Java e ardhshme do…

E FUNDIT! IGJEO del me njoftimin urgjent per Shqiperine: Ja ku po rrezikohet me shume (nga Moti)

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) informoi se sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare…

Uaaa Gjesti do te rikthehet ne skene me kengen e re, ja kur do ta lansoj…

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe reflektimi, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt që premton të prekë zemrat…

Berlin rrit përgatitjet ushtarake mes tensioneve me Rusinë

Berlin – Gjermania po intensifikon përgatitjet ushtarake dhe logjistike në kuadër të NATO-s, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në Evropë dhe mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *