Habit mjeku: Ja sa feta bukë duhet të hani sipas moshës dhe çfarë ndodh nëse nuk hani bukë për 30 ditë
Buka është një nga ushqimet më të konsumuara në tryezat tona, por sipas mjekëve dhe nutricionistëve, sasia e saj duhet përshtatur me moshën dhe stilin e jetesës. Tek fëmijët dhe adoleshentët, buka është një burim i rëndësishëm energjie, ndaj rekomandohen rreth 3–4 feta në ditë, sidomos nëse janë aktivë fizikisht. Për të rriturit deri në moshën 50 vjeç, sasia ideale është 2–3 feta në ditë, duke preferuar bukën integrale që përmban më shumë fibra. Ndërsa për personat mbi 50 vjeç, metabolizmi ngadalësohet dhe nevoja për karbohidrate zvogëlohet, prandaj 1–2 feta në ditë janë të mjaftueshme.
Por çfarë ndodh nëse hiqni dorë plotësisht nga buka për 30 ditë? Në ditët e para, shumë persona raportojnë rënie të energjisë, lodhje dhe dëshirë të shtuar për ushqime të ëmbla, pasi trupi po përshtatet me mungesën e karbohidrateve. Pas javës së dytë, mund të vihet re humbje në peshë dhe ulje e fryrjes së barkut, veçanërisht tek ata që konsumonin bukë të bardhë në sasi të mëdha. Megjithatë, nëse buka nuk zëvendësohet me burime të tjera të shëndetshme karbohidratesh, si drithërat integrale, frutat apo perimet, mund të shfaqen mungesa energjie dhe problemet me tretjen.
Ekspertët theksojnë se çelësi nuk është eliminimi total i bukës, por konsumimi i saj në masë dhe zgjedhja e llojit të duhur.