Lajmi Fundit: Marrëveshje dhjetëra milionëshe në favor të Kosovës

Bashkimi Evropian ka vendosur që pjesërisht të heq disa prej masave ndaj Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet një letre të dërguar në adresën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerim i BE-së, njoftoi heqjen e disa masave që i japin dritën e gjelbër investimeve në vlerë milionëshe, shkruan IndeksOnline.

“Në muajin maj, ne filluam heqjen e disa masave të BE-së pas përpjekjeve për të ulur tensionet në veri. Kohët e fundit, kemi përshëndetur transferimin paqësor dhe të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve lokale, si dhe largimin e policisë nga objektet komunale.

Bazuar në sa më sipër dhe në përputhje me Komunikimin e Komisionit për Zgjerimin 2025, kam kënaqësinë t’ju informoj se Komisioni do të heqë më tej disa nga masat e BE-së, konkretisht ato që lidhen me programimin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare” u shpreh Koopman.

Në letër është bërë e ditur se masat që u hoqën i përkasin një pakete prioritare kontratash, që në thelb përfshijnë katër projekte të mëdha.

Automatikisht është autorizuar lidhja e kontratave për impiantin e ngrohjes qendrore të Prishtinës, në vlerë prej 17 milionë e 600 mijë eurove.

Kjo ishte nja marrëveshje kontributi me Bankën Evropiane të Invesitmeve, në kuadër të IPA-s, raporton IndeksOnline.

12 milionë euro është vlera e marrëveshjes për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Termocentralin Kosova B, e dakorduar në marrëveshje me Zyrën e OKB-së, për Shërbime të Projekteve.

Tre milionë euro është marrëveshja e radhës për skemën “Young Cell”, që përfshin përfitim direkt të granteve, nga Universitet i Selanikut.

Ndërkaq, 2 milionë euro është marrëveshja për mbështetjen për kompaninë e menaxhimit të deponive të Kosovës, e kontraktuar me Bankën Gjermane për Zhvillim.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, në shenjë përgjigjeje ndaj tensioneve në veri të vendit.

Related Posts

E rende, ndodhia me liderin e opozitês

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, tha se kolegu i saj i opozitës, Juan Pablo Guanipa është rrëmbyer vetëm disa orë pasi u lirua nga paraburgimi,…

Do marrin PASURI per dy jave! FATI i hap porten atyre…/ Parashikimi b*mbastik nga Meri

Qielli i nesërm, data 24 Janar, shënon një nga momentet më kulminante të këtij fillimviti. Hëna e Re do të pozicionohet në shenjën e Bricjapit, duke hapur…

SHPËRTHEN DAJA I ELIJONËS: “E ULI NËNËN, GËNJEU PËR GJITHÇKA” — TANI BËN DASMË! “JE MË E KEQE SE BABAI”… (FOTO)

Daja i Elijones e akuzon ate se genjeu mbreme per arsyen pse u transferua per te jetuar ne nje familje gjermane?⬇️ Elijona mbreme ka dhene nje version…

MOS E PREKNI ! Kiara Tito ne Gjendje te RENDE pas DHUNES ndaj Luizit ne Shtepi

MOS E PREKNI! Kiara Tito në Gjatë të Rëndë pas DHUNËS ndaj Luizit në ShtëpiNjë ngjarje tronditëse ka shokuar publikun shqiptar pas zbulimit se Kiara Tito është…

Uaaa cfare beri kjo vajze😳 Elijona martohet me Klodin por shkon dhe e p*th Londrimin….VIDEO

Uaaa cfare beri kjo vajze😳 Elijona martohet me Klodin por shkon dhe e p*th Londrimin….VIDEO Elijona sonte ka bere dasem me Klodin, mirepo relacioni i klodit elijones…

‘Më nisen foton e vajzës në arkivoI…’ Luiz Ejlli SHTANG ‘Cfarë ju kam bërë…’

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim tejet prekës dhe shokues gjatë një interviste në “10×10 me Eli Salihu”. Këngëtari, i cili…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *