KOMPENSIMI për fëmijët me te vegjel se 18 vjeç, do të përfitojnë edhe ata persona që kanë qenë…

Zbritjen prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme e të ardhurave, për çdo fëmijë në ngarkim, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç, do ta përfitojnë edhe ata individë që rezultojnë të punësuar qoftë edhe për vetëm një muaj gjatë vitit 2025.

Në ndryshimet e udhëzimit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nëpërmjet shembullit të ri, Ministria e Financave sqaron se kompensimin për fëmijët nën 18 vjeç do ta përfitojnë edhe ata individë që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj të vetëm.

Skema do të vijojë të jetë e njëjtë nëpërmjet rillogaritje së tatimit mbi të ardhurat, duke zbritur shpenzimet prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç.

Kusht për përfitimin është plotësimi i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Zbritjet e shpenzimeve nga totali i të ardhurave vjetore do të llogariten me DIVA-n që do të plotësohet brenda 31 Marsit 2026. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” detyrimin ligjor për plotësimin e DIVA e kanë vetëm individët e punësuar me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit.

Në shembullin e ri paraqitet rasti i një individi të punësuar vetëm në muajin Maj 2025 me pagë bruto 500,000 lekë, i cili ka në ngarkim një fëmijë të moshës 10 vjeç, i cili do të përfitojë kompensimin për fëmijën në ngarkim, sipas ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

Për vitin 2025, këtij individi i është mbajtur tatim prej 91,100 lekësh, por nga rillogaritja e tatimit, rezulton se pas zbritjeve te lejuara deri në 600,000 lekë (zbritjet janë të përcaktuara sipas nenit 22 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat) dhe kompensimit prej 48,000 lekësh për fëmijën, baza tatimore rezulton negative. Por sipas shembullit të ri, ku baza e tatueshme pas zbritjeve të lejuara rezulton negative do të konsiderohet 0 lekë. Për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur është 0 lekë.

Si rezultat, individi ka të drejtë të marrë rimbursim të plotë të tatimit të paguar gjatë vitit 2025 për 1 muaj punë, pra me vlerë prej 91,100 lekë.

Shembull i ri që shtohet në udhëzim
Individi “C” gjatë vitit 2025 rezulton i punësuar vetëm në muajin maj dhe paga bruto që ka marrë në këtë muaj është 500,000 lekë. I punësuari ka një fëmijë në ngarkim të tij në moshën 10 vjeç dhe ka të ardhurat më të larta në familje, nuk ka aplikuar për zbritje si kontribut në ndonjë fond pensioni privat, por ndërkohë ka nënshkruar Deklaratën e Statusit Personal.

a) Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi i llogaritur dhe paguar në listëpagesën mujore Të ardhurat e tatueshme – zbritjet e parashikuara në nenin 22, të ligjit = Baza e tatueshme e të ardhurës nga punësimi të individit në muajin maj: 500,000 lekë – 30,000 lekë = 470,000 lekë Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi = (170,000 lekë * 13%) + [(470,000 lekë – 170,000 lekë) * 23%] = 22,100 lekë + 69,000 lekë= 91,100 lekë

Related Posts

VDIQ?! Bes Kallaku SHOKON publikun me deklaratën e bujshme për…

VDIQ?! Bes Kallaku SHOKON Publikun me Deklaratën e Bujshme për.. .Një lajm i papritur dhe tronditës ka ardhur nga goja e humoristit të njohur shqiptar, Bes Kallaku,…

Po ndodhe Hashim Thaci po lirohet?! Gjykata Speciale me njoftim te rendesishem

Gjykata Speciale ka njoftuar se fillimi i gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është shtyrë për datën 27…

Qeveria e Albin Kurtit mbajti mbledhje, mori nje vendim shume te madhe…

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje, merr një vendim Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka mbajtur dje një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën…

Alba Limushi miushi

        https://vt.tiktok.com/ZSaxbScFh/

Uuu marrja Zotit😳 Alba e tepron nuk ndalon, perseri me Limin e ben… VIDEO

Uuu marrja Zotit😳 Alba e tepron nuk ndalon, perseri me Limin e ben… VIDEO Alba si protagonistja e BBVK nuk eshte duke lene vend per fjale, ajo…

Harrojeni motin e Janarit! E pabesueshme cfare na pret ne muajin Shkurt

Pas një janari relativisht të lagësht, reshjet janë kthyer sërish në pjesën më të madhe të vendit dhe sipas parashikimeve, nuk kanë ndërmend të ndalen edhe për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *