Kjo deklarate urgjente nuk pritej nga Hekuran Murati

Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati ka dhënë një lajm të mirë.

Me anë të një postimi, ai ka bërë të ditur se Komunës së Prishtinës i janë transferuar mjetet.

Më poshtë postimi i Muratit:

Tashmë janë alokuar mjetet në kategorinë mallra dhe shërbime në vlerë prej 2.7 milionë euro, e nevojshme për pagesën e operatorëve të transportit publik, sipas vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake. Kjo pjesë është proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove e projekteve kapitale në mënyrë që të kryhet sot me prioritet, sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot.

Vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetanake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e MAPL-së.

Në rastet kur vendimi ka të bëjë me çështje financiare/buxhetore, ligjshmëria duhet të verifikohet edhe nga MFPT-ja.
Ky proces, pra verifikimi i ligjshmërisë është kryer dje në afat rekord nga të dyja Ministritë, edhe nga MAPL edhe nga MFPT, ashtu siç u pata premtuar në takim përfaqësuesve të sindikatave të transportuesve publikë.

Para ditës së djeshme ka qenë e pamundur të kryhej ky proces sepse siç e dini e premtja dhe fundjava nuk ishin ditë pune.
Ndërkaq sot Departamenti i Buxhetit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët financiarë të Komunës së Prishtinës për të siguruar procedum sa më të shpejtë, që nënkupton se Komuna kanë qenë të informuar përgjatë tërë procesit dhe për ecurinë e alokimit.
Prandaj është për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e Komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen.

Gjithsesi, uroj që komuna të ketë vlerësuar saktë obligimet financiare në kategorinë mallra dhe shërbime, kur ka vendosur të ndajë vetëm 2.7 milionë euro, dhe tash të shlyejë të gjitha borxhet që ka ndaj operatorëve të transportit publik, e me këtë të marrë fund edhe farsa për gjoja bllokadën e pretenduar.

Related Posts

Dy tërmete të njëpasnjëshme në vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

Dy tërmete kanë shkundur Greqinë mbrëmjen e sotme në një interval kohor brenda dhjetë minutash. I pari ishte me magnitudë 2.9 ballë dhe i dyti me forcvë…

“Je skuth!” Ilir Vrenozi përplaset ashpër me Kristin, tensione të forta dhe reagime të shumta‼️

“Je skuth!” Ilir Vrenozi përplaset ashpër me Kristin, tensione të forta dhe reagime të shumta‼️Një debat i ashpër mes Ilir Vrenozit dhe Kristit ka shpërthyer së fundmi,…

Eskalon situata ne BBVK😳 Klodi e gjuan ne fytyre Labinotin..VIDEO

Eskalon situata ne BBVK😳 Klodi e gjuan ne fytyre Labinotin..VIDEO Ne nje debat e siper me Klodit dhe Labinotit, i mblidhen te gjithe tek krevati dhe bertasin…

Nisen ferkimet e para ne shtepine e Bigut ne Shqiperi

Ende nuk janë mbushur 24 orë nga nisja e “Big Brother Vip” por debatet kanë filluar. Mëngjesin e sotëm, Ilir Vrenozi është përfshirë në një diskutim me…

TRAGJIKE në vend/ 57-vjeçari bie për vd*kje nga pallati në ndërtim!

Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Durrës, pasi është aksidentuar teksa punonte. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim, ku viktima ishte punëtor. Lidhur me…

Dhjetori nuk sjell mrekulli, por PARA të vërteta! Këto janë shenjat që do ta kenë BEKIM muajin

Dhjetori është një muaj që shpesh lidhet me festat, gëzimin dhe, për shumë njerëz, mundësinë për të përfituar nga mundësi të reja financiare. Megjithatë, ndryshe nga sa…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *