Lufta mes Benitës dhe Eljonës në Big Brother VIP Kosova ka qenë e tensionuar që prej ditëve të para, por duket se situata po merr një kthesë edhe më të ashpër.
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një audio ku dëgjohet qartë Benita duke i bërë një kërcënim të drejtpërdrejtë Eljonës gjatë një bisede me Tonyn.
Në audio, Benita dëgjohet duke thënë:
“Unë e mbys krejt, e kapi e nuk ma nin hiç!”
Tony i kundërpërgjigjet menjëherë, duke e paralajmëruar se një sjellje e tillë nuk tolerohet në shtëpi, por Benita vazhdon:
“Mua të më provokojnë, jo… ta dinë!”
Ky kërcënim i hapur ka ngritur shqetësime të mëdha në rrjet, me shumë ndjekës që po pyesin nëse kjo sjellje do të penalizohet nga produksioni.
Në format, kërcënimet fizike shpesh kanë sjellë zarf të zi dhe dënime të menjëhershme, prandaj pritet me interes se çfarë vendimi do të marrë BBVK pas publikimit të kësaj audioje.
A do të përjashtohet Benita?
https://vm.tiktok.com/ZMDeq8eKA/