Trafiku Urban ka dale me nje njoftim shume te rendesishem.
Per shkak te protestes, janë humbur 9 dite te shfrytezimit te biletave mujore dhe keto dite do te kompensohen.
Më poshte postimi i plotë:
Ju njoftojme se për shkak te protestes se
ndermarrjes sonë, e cila eshtë zhvilluar nga
data 24.11.2025 deri më 02.12.2025, jane humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të
biletave mujore. Per t ju kompensuar, ditet e humbura do te shtohen dhe vlefshmëria e
biletes suaj mujore do te zgjatet automatikisht pas procesit te vulosjes.
Per te realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së
biletes, ju lutemi te ndiqni keto hapa:
1. Paraqituni ne cilëndo nga kioskat e Trafikut
Urban.
2. Prezantojeni bileten tuaj mujore aktuale.
3. Punëtori ne kioskë do te vendosë vulën zyrtare te zgjatjes, e cila eshtë e
domosdoshme që kompensimi te hyje ne fuqi.
4. Pas vulosjes, bileta juaj do te kete zgjatjen automatike te diteve te humbura.
Kioskat ku mund te behet vulosja:
1. Kioska prapa Objektit te Komunes (Tek
“Plepat”)
Orari i punes:
E hënë – E shtune: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek
“Banesat e Bardha”)
Orari i punes:
E hene – E premte: 07:00 – 21:00
E shtune: 07:00 – 14:00
3. Kioska në Bulevardin “Bill KIlinton” (Afër nënkalimit)
Orari i punes:
E hene – E shtune: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
Kompensimi aplikohet vetem pas vulosjes se
biletës!