Ráportet sèkrete te Amerikes! Ja cilat ishin dáshnoret e Enver Hoxhës dhe dyshimet për…

Deklasifikimi i një numri dokumentesh sekrete të CIA-s kohët e fundit, sjell në përmasa më reale figurën e Enver Hoxhës. Sipas dokumenteve të CIA-s, kur Hoxha ishte profesor në Liceun e Korçës, kishte të dashur një nga vajzat më të bukura të asaj kohe, të quajtur Tanca Mishu.

Po kështu në dokument shkruhet se Hoxha nuk u është ndarë fustaneve të femrave edhe gjatë luftës. Të dhënat e para janë marrë nga CIA në Greqi, prej një shqiptari të arratisur, Aleko Bimbli, një qytetar nga Korça, ish- nxënës në kohën kur Hoxha jepte mësim në Liceun e Korçës.

Ai me cilësinë e atasheut të shtypit pranë Legatës Shqiptare në Beograd, e kishte shoqëruar Hoxhën gjatë vizitës në Jugosllavi. Nuk dihet se në çfarë rrethanash Aleko është arratisur.

Informacioni më i hershëm i CIA-s për jetën s**suale të Hoxhës mban datën 21 maj 1951. Ai është pjesë e një kartele me 24 faqe. Të dhënat më të hershme janë të vitit 1943, ndërsa më të vjetrat të vitit 1957.

Në këtë kartelë Hoxha identifikohet me cilësimin “SUBJEKTI”. Në faqen 12 të tij shkruhet tekstualisht se “Liri Kondi dhe Milka Frashëri janë të dashurat me influencë të Subjektit”.

Aleko i përshkruan kështu Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun: “Tek-tuk në shtypin e lirë figuron gjykimi se Enveri nuk është njeri me puls, se ka një karakter tepër të butë e që pëson ndikimin e ndonjë tjetri.

Nuk pajtohem me këtë opinion. Edhe puls ka, edhe karakter ka. Pa asnjë dyshim, Mehmeti është më i egër, temperamenti i tij, më i spikatur. Merita këto të domosdoshme këto për një udhëheqës në një regjim totalitar.

Mirëpo këtu nuk duhet harruar fakti se krahas këtyre meritave, Mehmeti ka edhe të meta të mëdha; është kapriçoz, i rrëmbyer dhe ka nevojë kurdoherë për ndokënd që ta përmbajë.

Aq më tepër sepse dëshirat e tij i merr për realitete, sepse udhëhiqet nga pasionet personale, sepse rrëmbehet nga sukseset e çastit. Ndryshe nga Mehmeti, Enveri është më politik, më tepër diplomat, më realist”.

Powered by Inline Related PostsSipas dokumenteve të publikuara nga Panorama, Bimbli shprehet se në Greqi ka dëgjuar se Hoxha është edhe pederast, por vetë qëndron asnjanës ndaj këtyre fjalëve.

“Këtu në Greqi kam dëgjuar se është edhe pederast. Sa kohë isha në Shqipëri, nuk më kishte zënë veshi një gjë të tillë. Përcaktojnë madje se H. Samarxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike, tani në Selanik, e ka pasur dylber të tij. Natyrisht, personalisht as mund ta përgënjeshtroj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë”, shkruan ai.

Related Posts

CONFIRMED BY ISRAEL 🇮🇱 Netanyahu is official Dea… View more

CONFIRMED BY ISRAEL 🇮🇱 Netanyahu is official Dea… View more

Tattooed woman who keeps her nose inside a jar reveals how she looked before 👀

Social media users are reeling after Toxii, a self-proclaimed body modification enthusiast, revealed her shocking transformation over just four years. Once a blonde, tattoo-free young woman with…

JUST IN: Obama says supporting Trump shows “disrespect for democracy”

🚨 JUST IN: Former President Barack Obama has sparked fresh debate after saying that supporting Donald Trump represents a “disrespect for democracy,” a comment that is already…

Një kthèsë qîellòre më 26 Shkùrt – A je nè mesîn e 3 shènjáve që prèken më fòrt nga Mèrkùri?

Tre shenja që pritet të ndiejnë më fort ndikimin e Mërkurit në prapavijë më 26 shkurt Më 26 shkurt nis një periudhë astrologjike që pritet të trazojë…

Sjèll të páprîtura! Hèna e re në Ujòr do të ndîkojè vetë tèk këto 3 shènja të zòdîakut

Muaji shkurt hap një kapitull të ri energjetik me Hënën e re që ndodh më 17 shkurt në shenjën e Ujorit, e shoqëruar nga një eklips diellor…

Për Brîkenèn është dîtë zîe/ Bánorja e BBVA 5 trègon pse nuk fèstoî në dîtën e Pávárësîsë së Kosòvës

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment tejet emocionues është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorja Brikena ka ndarë një rrëfim prekës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *