Shenja qe ne Vitin 2026 LAN BORXHET dhe Behet me Pasuri – Meri Zbulon Fatin

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Në datën 29 Nëntor, Mërkuri del nga retrograda. Në të njëjtën datë, do të kemi edhe kalimin e Venusit te Shigjetarët. Do të jemi më mirë nga pjesa emocionale.

Kemi edhe një vendosje tjetër shumë të rëndësishme në datën 4 Dhjetor. Ky katërditësh i dedikohet grupimeve sociale ose organizimeve me njerëz me të cilët ndihemi mirë dhe komod. 29 dhe 30 janë ditë shumë të mira për të vendosur një raport të drejtë me veten tonë. Një qetësi emocionale e imponuar. Presim një Dhjetor më racional dhe më të saktë.

Dashi
Do ta gjejnë veten në lëvizje. Edhe ata që e kanë me dy mendje, në moment të fundit do të ndodhë. Ngarkesat e punës do të jenë të vështira për t’i lënë pas krahëve; do t’i marrin me vete. Do t’ju këshilloja t’i lini pas, por nuk e di sa realizohet.

Demi
Do të preferojnë një ambient të ngrohtë, të qetë, të jenë të relaksuar. Krijoni mundësitë të diskutoni me veten dhe të mendoni. Toleroni veten, jo analiza dhe kritika. Një rifreskim i raportit me Uni-n do të ishte shumë i domosdoshëm, pasi Dhjetori ju sjell një ritëm komplet tjetër.

Binjakët
Do të kalojnë fundjavën në mënyrë që të jenë kursimtarë. Do të preferojnë vende të qeta, larg familjes. Marsi vazhdon të jetë përballë. Diskutimet dhe telefonatat nuk do të mungojnë, sidomos ata që merren me tregëti, të cilët të presin të papritura, për mirë.

Gaforrja
Dëshira e tyre është të jenë larg zhurmës, të jenë të qetë. Deri të shtunën nuk kanë dëshirë të komunikojnë me askënd. Vrapi i tyre ka qenë intensiv që në shtator të vitit të kaluar. E kanë të domosdoshme një pauzë të vogël. Fitorja e betejave të vështira mbetet mendimi kryesor.

Luani
Kryefjala e katërditëshit është familja. E të qenurit rehat, pa e sforcuar veten në pamje apo look. Marsi te Shigjetarët është interesant. Gjatë këtyre katër ditëve rishqyrtoni mënyrën si mund të korigjoni çështjet e punës.

Virgjëresha
Do ta gjejnë veten në çdo lloj situate, hapësire apo vendi ku ndodhen, duke mbështetur të tjerët dhe duke i udhëzuar. Zbukurimi i ambjentit ku ndodheni mbetet prioritet.

Peshorja
Vështirë se agjenda do të rrjedhë siç e keni menduar. Ky katërditësh nuk ka ngecje apo mërzitje. Ndryshimi ju jep intensitet, por edhe emocion. Për zhvillimin në dashuri prisni datën 29 në darkë.

Akrepi
E kanë në kontroll agjendën e tyre. Prioritet për ta është domosdoshmëria për të qenë të qartë në zhvillimin e tyre profesional. Është mirë t’i kushtojmë rëndësi Venusit; është për të sheshuar problematikat emocionale, jo për analiza. Gjithashtu, nuk do të ishte keq të suportoni ekonomikisht njerëzit e familjes që kanë nevojë.

Shigjetari
Do të vendosin në moment të fundit për fundjavën. Do të jenë në lëvizje. Kujdes si shpreheni deri në datën 29. Marsin e kanë përballë; për projektimet profesionale dhe zhvillimin e tyre do të kenë mundësi të përshpejtuara nga e hëna e më tej.

Bricjapi
Kanë nevojë për argëtim. Do të zgjedhin të gjejnë mënyrën për t’i dhënë emocione të bukura vetes. Do ta gjejnë veten ku ka muzikë, gëzim dhe të jenë pjesë e saj.

Ujori
Do të preferojë të jetë vetëm për të gjetur gjuhën e vet. Ka të bëjë me qetësinë dhe paqen me veten dhe mënyrën si ndihen. Mund të jetë një udhëtim shpirtëror ose një lëvizje që ju bën të ndiheni mirë. Puna do të jetë mjaft impenjative.

Peshqit
Dashuria ngjyros fundjavën. Pjesa më e madhe do të rikthehet në familje, për të qenë bashkë me prindër, gjyshër dhe për të rifreskuar memorien gjenetike. Dashuria ka të bëjë me risqarime dhe rikthime me histori që kanë pasur problematika. Viti që vjen do të sjellë vendime të mëdha në drejtim të dashurisë, shoqëruar me ndryshim statusi.

Related Posts

Do Beheni me lek te madh/ 6 Shenjat qe u NGJIT Lêku dhe u rritet Rroga nga Java qe Vjen

Dashi – Do bashkëpunoni fort me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje me se miri. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje…

Data 25 vendos FATIN tuaj! Ja kush e ka hállall per te beje LEK para Vitit te ri, sipas yjeve

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Java është…

Lajmi Fundit: Ministri Murati sapo kumtoi nje lajm te mire..

Ministri i Ekonomis®, Hekuran Murati, ka njoftuar per një arritje historike ne fushën e financave publike ne Kosovë. Sipas tij, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur…

Do përfitojnë 148 mijë familje! Edi Rama jep lajmin e FORTE, ja kush do përfitojë perseri para për VIT TË RI

Qeveria ka rishikuar buxhetin për të katërtën herë teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, për personat…

Lajmi Fundit: Ja kush është shkaktari nga i cili dyshohet se humbi jeten Shemi i ‘Ilirve’

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e muzikës shqiptare. Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, është gjetur…

Lajmi Fundit: Vdes ne menyre misterioze Shemi i grupit “Iliret” FOTO

Lajmi Fundit: Vdes ne menyre misterioze Shemi i grupit “Iliret” Sipas raportimeve te fundit te disa portaleve dyshohet qe ka nderruar jete shemi i grupit iliret, raporton…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *