Gripi i Vitit 2025: Këshillat e Bratajt, si të trajtoni Temperaturën, sidomos për ata qe jane mbi 70kg

Gripi këtë vit po shfaqet më agresiv e po shton komplikacionet tek pacientët.

Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore janë shtuar thirrjet për ndihmë.

Drejtori Skënder Brataj thotë se virusi ka ndryshuar formën, por dhe popullata është më e pambrojtur ndaj tij.

“Vetë virusi është përforcuar, nëse ne kemi tre vjet se kemi kontaktuar ajo mbrojtja e virusit thuajse është zhdukur gjendemi për herë të parë përballë tij, dhe ai ka ndryshuar 100% dhe nuk ke asnjë ushtar që e njeh.

Në 2023-398 raste, 2024-388 raste, 2025-363 raste. Kemi 13 për dy vitet e kaluara ndërsa deri në këtë momente, 17 mesatarja ditore e gjendjeve febrile ose infektive që kanë të bëjnë më shumë me gripin. Këta i drejtohen urgjencës, shumë shkojnë vetë në spital apo tek mjeku I familjes. Përveç gripit këtë vit ka dhe rritje të sëmundjeve pulmonare, bronkite që janë të lidhura me komplikacionet e gripit.”

Temperatura e lartë dhe rezistente po shqetëson më tepër të sëmurët sipas doktor Skënder Bratajt, i cili thotë se në ditët e para të sëmundjes trajtimi duhet të jetë në varësi të shenjave që shfaqen.

“Një i rritur 70 kg nuk I mjaftojnë 500 mg paracetamol, është minimumi 1 mijë, dhe duhet ta marrësh 2 -3 herë në ditë, nëse merr 500 e çon 38 – 38 e gjysmë se ul më shumë, nëse nuk e ke marrë pas 8 -12 orësh aq e ka efektin e veprimit medikamenti.

Kur kemi dhimbje fyti sidomos është inflamuar, këshillohen antiinflamatorët, ibuprufeni mund të merret 2 -3 ditë rresht, mëngjes e darkë pas buke, se ka tre efekte, antipiretik antiinflamator dhe qetëson dhimbjen.”

Nëse temperatura zgjat më tepër Drejtoi I Urgjencës Kombëtare sugjeron një konsultë me mjekun ndërsa atyre që thonë se kalova gripin, por mu rikthye pas dy apo tre ditësh Brataj iu këshillon.

“Kemi harruar atë këshillën e parë të mjekut, një I sëmurë ka nevojë për regjim shtrati, në kuptimin të rrijë brenda jo se do të rrijë në shtrat, se temperatura duhet të jetë e njejtë, se je I dobët si nga ana imunitare si nga ana e sulmit, se virusi në ato 48 – 72 orë shumëzohet me miliona herë.

Temperatura shkakon humbje likidesh dhe duhet ti zëvendësosh. Nëse bie volumi do të rriten rrahjet e zemrës se duhet të mbajë ritmin dhe kjo krijon probleme.”

Sipas Drejtorit të Urgjencës Kombëtare në të njejtën kohë në qarkullim janë rreth 250 viruse, por ai që dominon aktualisht është gripi. Përhapja përmes spërklave dhe kontakti me personin e sëmurë bën që virusi të transmetohet zinxhirë prandaj thirrja e mjekëve është për shtim të higjenës personale./abcnews.al

Related Posts

CONFIRMED BY ISRAEL 🇮🇱 Netanyahu is official Dea… View more

CONFIRMED BY ISRAEL 🇮🇱 Netanyahu is official Dea… View more

Tattooed woman who keeps her nose inside a jar reveals how she looked before 👀

Social media users are reeling after Toxii, a self-proclaimed body modification enthusiast, revealed her shocking transformation over just four years. Once a blonde, tattoo-free young woman with…

JUST IN: Obama says supporting Trump shows “disrespect for democracy”

🚨 JUST IN: Former President Barack Obama has sparked fresh debate after saying that supporting Donald Trump represents a “disrespect for democracy,” a comment that is already…

Një kthèsë qîellòre më 26 Shkùrt – A je nè mesîn e 3 shènjáve që prèken më fòrt nga Mèrkùri?

Tre shenja që pritet të ndiejnë më fort ndikimin e Mërkurit në prapavijë më 26 shkurt Më 26 shkurt nis një periudhë astrologjike që pritet të trazojë…

Sjèll të páprîtura! Hèna e re në Ujòr do të ndîkojè vetë tèk këto 3 shènja të zòdîakut

Muaji shkurt hap një kapitull të ri energjetik me Hënën e re që ndodh më 17 shkurt në shenjën e Ujorit, e shoqëruar nga një eklips diellor…

Për Brîkenèn është dîtë zîe/ Bánorja e BBVA 5 trègon pse nuk fèstoî në dîtën e Pávárësîsë së Kosòvës

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment tejet emocionues është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorja Brikena ka ndarë një rrëfim prekës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *