E moret vesh kujt i falen gjobat? Ministria e Financave HABIT me vendimin marramendes qe ka marre

Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm i paketës fiskale për vitin 2026.

Në një vend ku çdo pagesë publike, çdo tender, çdo kontratë ka për detyrë të jetë transparente, institucionet sot po miratojnë një ligj që u jep mundësi subjekteve të fshihen pas faljeve të mëdha.

Mungesa e një liste përfituesish, sipas ekspertëve të tregut, po i shërben klientelizmit dhe dobëson ekonominë e vendit.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, për Tch thotë se paratë publike që përkthehen në të ardhura të munguara për buxhetin duhet t’u gjendet pronari.

“Publikimi i listës duhet të jetë parakusht kryesor. Edhe nëse thuhet se e kemi tani në ligj, duhet bërë një klauzolë që jo më vonë se 31 marsi 2026 Ministria e Financave të bëjë publike listën. E vetmja rrugë për të reduktuar në maksimum efektin negativ ekonomik, fiskal, politik të faljeve është të ofrohet transparencë maksimale”, thotë Malaj.

Eksperti fiskal, Eduard Gjokutaj thotë: “Në momentin që publiku nuk di se kush është falur, pse janë toleruar deri më sot dhe çfarë përfiton ekonomia, pra rëndohen apo përfitojnë më shumë të vegjlit apo do të përfitojnë tradicionalisht ata që kanë përfituar deri më sot nga amnistitë, të cilat nuk shkojnë në sinkron me një model të zbatuar të transparencës dhe llogaridhënies.”

Ministri i Financave, Petrit Malaj, e ka justifikuar mungesën e transparencës nga organet tatimore me argumentin se rreth 90% e borxheve janë krijuar nga kompani që nuk ekzistojnë më. Por përsëri ministria që ka propozuar ligjin refuzon t’i bëjë të ditur emrat për publikun.

“Ka edhe një problem kritik në raport me biznesin që paguan taksa. Disa prej bizneseve që përfitojnë faljen i kanë lënë ato para me idenë që s’do t’i paguajnë kurrë dhe kanë filluar biznese të suksesshme me natyrë abuzive. Duhet të jetë pjesa më e madhe e biznesit të vogël dhe të mesëm që ka efekte pozitive në reduktimin e papunësisë dhe reduktimin e varfërisë, ndërsa nëse pretendohet që bëhet për kompanitë, dyshohet që është një ligj i lobuar dhe jo i dobishëm”, shton Arben Malaj.

Pikërisht mungesa e informacionit publik, sipas ekspertëve, lë të hapura dyshime mbi mënyrën se si janë krijuar borxhet, kush ka përfituar tolerime dhe cili është efekti real i faljes te ekonomia dhe tregu.

“Mungesa e llogaridhënies fsheh edhe fajtorët, sepse administrata duhet të raportonte në kohë se çfarë është bërë me paranë publike. Një evazionist nuk heq dorë nga të qenurit i tillë, ai vazhdon në të njëjtën mënyrë”, thotë Gjokutaj.

Publikimi i listës së përfituesve, sipas ekspertëve, nuk është thjesht një detyrim teknik, por testi më i rëndësishëm i besueshmërisë së kësaj pakete dhe i drejtësisë që ndjejnë mijëra biznese që paguajnë detyrimet çdo vit.

Related Posts

MAMI i Matilda Makoçit Ështe PREZANTUESJA e FAMSHME: Ja Ça Thote per Edi Ramen

MAMI i Matilda Makoçit Është PREZANTUESJA e FAMSHME: Ja Ça Thotë për Edi RamënBota e ekranit shqiptar është tronditur nga njoftimi se mamaja e Matilda Makoçit, një…

Prifti At Nikolla “godet” hoxhën Shefqet Krasniqi, shikoni çfarë i thotë (VIDEO) 🔗Video ne komentin e pare 👇👇

📌 Prifti At Nikolla “godet” hoxhën Shefqet Krasniqi – shikoni çfarë i thotë (VIDEO) Në një video që po përhapet shumë në rrjet, prifti At Nikolla Xhufka…

Djaloshi i vogel shkonte cdo dite dhe e perqafonte lopen, Kur e kuptuan arsyen te gjithe mbeten pafjal..(VIDEO) 🔗Video ne koment👇👇

Djaloshi i vogël shkonte çdo ditë dhe e përqafonte lopën – kur u kuptua arsyeja, të gjithë mbetën pa fjalë Në një fshat të vogël, një djalosh…

“Nëna di të vërtetën, babai”- Bleona u gjet pas 15 vitesh? “Lidhja me shërbimin sekret”!Flet avokati

“Nënë di të vërtetën, babai” – Bleona u gjet pas 15 vitesh? “Lidhja me shërbimin sekret”! Flet avokatiNjë ngjarje tronditëse dhe e papritur ka ndodhur në jetën…

Marrin fund Borxhet, data 12 shkurt i Sjell LEKUN E MADH Ketyre 4 Shenjave te Horoskopit

Në universin e astrologjisë financiare, shkurti i vitit 2026 po provohet të jetë një muaj transformues. Por, nëse ka një datë që duhet ta rrethoni me të…

Lajmi i fundit: Gjykata e Hages merr vendimin per Hashim Thacin…

Në çështjen ku ish-presidenti Hashim Thaçi, së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin, përballen me akuza për vepra penale që lidhen me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *