Menaxhmenti i këngëtarit Shpat Kasapi ka bërë me dije me një postim publik lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta.
“Të nderuar miq, familjarë, media dhe publik i dashur i Shpatit,
Humbja e Shpatit është një goditje e rëndë dhe një dhimbje e madhe për të gjithë ne.
Ju njoftojmë se së shpejti do t’ju informojmë me detaje të plota rreth procedurave të varrimit.
Menaxhmenti i Shpatit” — thuhet në njoftimin zyrtar.
📌 Lajmi ka tronditur skenën muzikore dhe fansat, të cilët kanë nisur të përcjellin mesazhe ngushëllimi dhe përkujdesjeje për familjen dhe të afërmit e artistit.
