DALIN DETAJET! Ja cfare beri Shpat Kasapi ne momentet e fundit te jetes

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur publikun dhe botën e artit shqiptar. Aktori Rezart Veleshnja, mik i ngushtë i artistit, ka rrëfyer momentet e fundit dhe miqësinë e tyre për emisionin “Breaking”.

Sipas Veleshnjës, Shpati ndodhej në Itali me ish-bashkëshorten, Selvijen, për t’u kujdesur për djalin e tyre, i cili kishte probleme shëndetësore. Paralelisht, këngëtari vazhdonte angazhimet artistike dhe jepte koncerte.

“Shpati ka qenë në Itali me Selvijen për shkak të problemeve shëndetësore të djalit. Ishte i përkushtuar si në koncerte, ashtu edhe te kurimi i të birit”, tregoi Veleshnja.

Ai tha se Kasapi beri nje veprim sikur kishte nje shtrengim ne gjoks dhe kishte ndjerë shqetësim gjatë një koncerti dhe se gjendja e tij u përkeqësua menjëherë.

“Gjatë një koncerti ndjeu një shqetësim dhe humbi ndjenjat. Selvija u mundua shumë, por nuk mund të bëhej asgjë. Erdhi ambulanca, por… nuk mundën ta shpëtonin”, rrëfeu ai.

Aktori theksoi se Shpati nuk kishte probleme të njohura shëndetësore, ndaj dyshohet për një shkak gjenetik, pasi edhe i ati kishte ndërruar jetë nga atak kardiak.

“Shpati kishte shëndet shumë të mirë. Bënte kontrolle të rregullta dhe kishte nisur të kujdesej për ushqimin. Kam folur me të para dy ditësh disa herë. Ishim duke biseduar edhe për pjesëmarrjen e tij në ‘Big Brother’, mezi po prisja ta shihja aty”, tha Veleshnja me emocion.

Lajmin për vdekjen e mikut e mori nga një shok, ndërsa, siç shprehet, nuk mundi ta besonte menjëherë.

“U desh një moment për ta kuptuar. Tani na mbetet vetëm ta falënderojmë dhe vlerësojmë për gjithë gëzimin që na ka dhënë”, përfundoi aktori.

Related Posts

Qeveria me lajme te mire: Rritet paga minimale ja kush perfiton…

Rreth 36 për qind e punëtorëve me orar të plotë në Kosovë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja graduale e pagës minimale gjatë vitit 2026, vlerëson Instituti…

Do te Behen te Pasur/ 3 Shenjat e Zodiakut qe do u NGJISE Lêku i madh javes tjeter

Astrologjia shpesh na tregon momente të veçanta kur yjet dhe planetët bashkohen për të sjellë energji pozitive në fusha të ndryshme të jetës. Java e ardhshme do…

E FUNDIT! IGJEO del me njoftimin urgjent per Shqiperine: Ja ku po rrezikohet me shume (nga Moti)

Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) informoi se sot pasdite dhe nesër në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare…

Uaaa Gjesti do te rikthehet ne skene me kengen e re, ja kur do ta lansoj…

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe reflektimi, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore me një projekt që premton të prekë zemrat…

Berlin rrit përgatitjet ushtarake mes tensioneve me Rusinë

Berlin – Gjermania po intensifikon përgatitjet ushtarake dhe logjistike në kuadër të NATO-s, mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në Evropë dhe mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve…

Merret VENDIMI I RENDESISHEM për djalin e Shpat Kasapit!

Pas humbjes së dashurisë së saj të jetës dhe babait të Roelit, Shpat Kasapit, Selvije Jaho, ka ndërmarrë së fundmi një hap të rëndësishëm që lidhet me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *