Shqipëria merr frymë për pak orë, por reshjet e forta rikthehen sërish, ja sa pritet të zgjasë..

Pas ditëve me stuhi, territori po përjeton një qetësim të përkohshëm. Reshjet janë zbehur dhe në shumë zona ka pasur edhe kthjellime, por situata mbetet e paqëndrueshme. Sipas parashikimeve, intensifikimi i reshjeve rikthehet sërish që nga orët e vona të ditës së sotme dhe veçanërisht gjatë natës së të enjtes.

Reshjet e pakta do të vazhdojnë kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa qendra dhe lindja do të kenë intervale me kthjellime gjatë ditës së nesërme. Përmirësimi zgjat deri në orët e para të së premtes, kur një tjetër sistem reshjesh hyn nga veriu dhe zona qendrore. Të premten priten rrebeshe afatshkurtra në disa zona, por jo në intensitetet e ditëve të mëparshme.

E shtuna nis me reshje mesatare në veri dhe qendër, më të pakta në jug. Nga mesdita e së shtunës e deri të hënën, moti përmirësohet ndjeshëm dhe reshjet pakësohen në të gjithë vendin. Temperaturat bien ndjeshëm, duke sjellë edhe reshje dëbore në zonat malore nga e shtuna dhe në vijim. Vlerat minimale në disa zona të thella malore zbresin deri në -3°C apo -4°C, ndërsa mesditat mbeten të ftohta, tipike dimri, me 13–15°C.

Sot pritet një intensifikim i reshjeve për disa orë, kryesisht në veri dhe qendër, të cilat më pas zhvendosen drejt jugut dhe juglindjes. Pas kësaj, qetësia mbërrin në mbrëmje dhe gjatë natës.

Të premten në mbrëmje deri të shtunën paradite pritet një valë e re reshjesh, me sasi maksimale 70–90 mm, kryesisht në Shkodër, Lezhë, Pukë, Tropojë dhe një pjesë të Hasit. Në disa prej këtyre zonave, sasia totale e reshjeve në këto ditë ka kaluar 400 mm, dyfishi i një muaji të tërë.

Fundjava sjell më shumë stabilitet, por moti mbetet i paqëndrueshëm edhe në pjesën tjetër të nëntorit dhe ditëve të para të dhjetorit, me reshje të shpeshta shiu dhe dëbore.

Related Posts

Tattooed woman who keeps her nose inside a jar reveals how she looked before 👀

Social media users are reeling after Toxii, a self-proclaimed body modification enthusiast, revealed her shocking transformation over just four years. Once a blonde, tattoo-free young woman with…

JUST IN: Obama says supporting Trump shows “disrespect for democracy”

🚨 JUST IN: Former President Barack Obama has sparked fresh debate after saying that supporting Donald Trump represents a “disrespect for democracy,” a comment that is already…

Një kthèsë qîellòre më 26 Shkùrt – A je nè mesîn e 3 shènjáve që prèken më fòrt nga Mèrkùri?

Tre shenja që pritet të ndiejnë më fort ndikimin e Mërkurit në prapavijë më 26 shkurt Më 26 shkurt nis një periudhë astrologjike që pritet të trazojë…

Sjèll të páprîtura! Hèna e re në Ujòr do të ndîkojè vetë tèk këto 3 shènja të zòdîakut

Muaji shkurt hap një kapitull të ri energjetik me Hënën e re që ndodh më 17 shkurt në shenjën e Ujorit, e shoqëruar nga një eklips diellor…

Për Brîkenèn është dîtë zîe/ Bánorja e BBVA 5 trègon pse nuk fèstoî në dîtën e Pávárësîsë së Kosòvës

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment tejet emocionues është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorja Brikena ka ndarë një rrëfim prekës…

Fjalimi tejet emocionuese i Rexhep Selimit ne gjykaten e Hages, do ju renqeth mishin…VIDEO

Fjalimi tejet emocionuese i Rexhep Selimit ne gjykaten e Hages, do ju renqeth mishin…VIDEO Per te pare videon klikoni me poshte:     https://vt.tiktok.com/ZSmyJ1Es6/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *