80 vjeçe, nënë Qamilja thur çorape për të bërë para sa për bukë! Nusen e djalit e ka të sëmurë e kërkon ndihmë: Qaj nga inati, nuk jetohet kështu..

Nënë Qamilja është 80 vjeç. Ndonëse krahët i dhembin e sytë i ka të enjtura, nënë Qamiilja punon papushuar.

Në zonën e ish parkut të autobusëve atë e gjen çdo ditë duke punuar me shtiza çorape leshi, të cilat më pas i shet dhe me ato para siguron paratë që i duhen për ushqim.

“Kam nja katër vite që dal këtu. Nga halli jo nga qejfi se po të ishte ashtu dilja në kafe me plakat. Në ditë marr 2000, 3000 deri në 5000 lekë. I mbledh lekët dhe pastaj marr bukën, jo vaji, jo sheqeri, jo kafja. Pleqëria i do të gjitha”, thotë ajo.

Probleme shëndetësore ka pasur shpesh, por kushtet e ekonomike e detyrojnë 80-vjeçaren që prej 4 vitesh, çdo ditë nga që herët mëngjes të dalë në rrugë në mes të diellit e shiut, dhe të punojë.

“Kam shumë probleme, që vijnë nga pleqëria”, rrëfen ajo.

Jeta e vështirë dhe vuajtjet që nuk i janë ndarë, e bëjnë nënë Qamilen të përhumbet mes lotëve e kujtimeve të trishta.

“Nganjëherë qaj nga inati”, thotë ajo e përlotur.

Për të përfunduar një palë çorape të cilat i shet nga 300-450 lekë nënë Qamilja thotë se i duhen 3 ditë, por jo çdo ditë malli shitet. Ka pasur raste plot kur është kthyer në shtëpi me duart bosh, pa mundur të shesë asgjë.

“Më është mërzitur jeta, nuk jetohet kështu”.

Nënë Qamilja jeton së bashku me djalin dhe familjen e tij. Fatkeqësisht dhe nusja e saj është diagnostikuar me kancer dhe ka hequr njërin gji, ndaj dhe problemet e shumta e kanë detyruar të mos mendoj për kufi të moshës apo se e ka lënë fuqia për punë.

Me duart që vazhdojnë thurin, si e vetmja mundësi për t’u bërë ballë halleve të familjes, 80 vjeçarja apelon për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi.

 

Related Posts

Tattooed woman who keeps her nose inside a jar reveals how she looked before 👀

Social media users are reeling after Toxii, a self-proclaimed body modification enthusiast, revealed her shocking transformation over just four years. Once a blonde, tattoo-free young woman with…

JUST IN: Obama says supporting Trump shows “disrespect for democracy”

🚨 JUST IN: Former President Barack Obama has sparked fresh debate after saying that supporting Donald Trump represents a “disrespect for democracy,” a comment that is already…

Një kthèsë qîellòre më 26 Shkùrt – A je nè mesîn e 3 shènjáve që prèken më fòrt nga Mèrkùri?

Tre shenja që pritet të ndiejnë më fort ndikimin e Mërkurit në prapavijë më 26 shkurt Më 26 shkurt nis një periudhë astrologjike që pritet të trazojë…

Sjèll të páprîtura! Hèna e re në Ujòr do të ndîkojè vetë tèk këto 3 shènja të zòdîakut

Muaji shkurt hap një kapitull të ri energjetik me Hënën e re që ndodh më 17 shkurt në shenjën e Ujorit, e shoqëruar nga një eklips diellor…

Për Brîkenèn është dîtë zîe/ Bánorja e BBVA 5 trègon pse nuk fèstoî në dîtën e Pávárësîsë së Kosòvës

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment tejet emocionues është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorja Brikena ka ndarë një rrëfim prekës…

Fjalimi tejet emocionuese i Rexhep Selimit ne gjykaten e Hages, do ju renqeth mishin…VIDEO

Fjalimi tejet emocionuese i Rexhep Selimit ne gjykaten e Hages, do ju renqeth mishin…VIDEO Per te pare videon klikoni me poshte:     https://vt.tiktok.com/ZSmyJ1Es6/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *