SHTRËNGATA DHE PËRMBYTJE/ Flet sinoptikani: Do vijojë gjatë gjithë javës, ja zonat në rrezik..

Nga dita e djeshme deri të paktën në fundjavë, sipas informacioneve zyrtare, vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu, të cilat mund të shtojnë rrezikun për përmbytje.

Sinoptikani Hakil Osmani nga Meteoal, në një prononcim për “Ora Neës” pohoi situatën e rënduar nga reshjet e shumta të shiut.

“Reshjet dhe rrebeshet e shiut kanë nisur nga dita e djeshme kryesisht në zonat veriore dhe pritet që edhe dita e sotme të karakterizohet me reshje me intensitete të larta, kryesisht në zonat veriore, ndërsa deri në orët e mesditës parashikohet që të ketë rrebeshe në gjitha zonat e territorit shqiptar.

Në zonat jugore reshjet do të jenë me intensitete mesatare.

Në mesditë dhe pasdite pritet të ketë edhe fuqizim të rrebesheve të shiut, duke bërë që në zonat veriore të jenë herë pas here reshje me intensitete të larta, ndërsa në zonat jugore të jenë të larta vetëm në orët e mbrëmjes.

Dita e mërkurë do të vijojë të qëndrojë me mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin shqiptar. Zonat që do të kenë reshje me intensitet të lartë do të jenë kryesisht zonat jugore dhe pjesërisht në zonat qendrore, ndërsa në zonat veriore do të kemi reshje kryesisht me intensitet deri në mesatare.

Pothuajse e gjithë kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku të enjten mund të kemi reshje me intensitete të ulëta, por dita e premte sërish do të fuqizohen reshjet me intensitet të lartë në të gjithë vendin, duke bërë që në zonat veriore të ketë nivele të larta të ujit, e po ashtu edhe në disa zonat qendrore do të kenë reshje të konsiderueshme, duke bërë që të shtohet rreziku për përmbytje në qarqet veri-perëndimore dhe jugperëndimore të territorit shqiptar”, u shpreh sinoptikani Hakil Osmani.

Ai tha se qytete si: Vlora, Durrësi, Lezha, Shkodra apo edhe disa zona të Tiranës herë pas here do të kenë prezencë të lartë të ujit.

Related Posts

Lajmi Fundit: Albin Kurti ndan plote 145 mije euro per…

Qeveria ne detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime me rëndësi institucionale e financiare. Ne kete mbledhje, ekzekutivi ka vendosur…

URIME ! Edi Rama “Rrit Pensionet ” per muajin Shkurt

URIME ! Edi Rama “Rrit Pensionet ” per muajin Shkurt URIME! Edi Rama “Rrit Pensionet” për Muajin ShkurtNjë lajm i mirë ka mbërritur nga Kryeministri Edi Rama,…

Uaaa Ndodh perseri😳 Alba nuk permbahet ja nxhet Limit dhe… VIDEO

Çfarë ndodh kur tensioni mes dy personave arrin kulmin, vetëm për t’u shuar me një puthje pasionante? Kjo është ajo që ndodhi mes Albës dhe Limës gjatë…

Erdhi lajmi i madh! Bollëk dhe lek pafund për tre shenja të zodiakut nga e merkura

Binjakët-Java e re ju sjell sukses financiar përmes karrierës suaj. Universi po ju tregon rrugën për të ndjekur qëllimin tuaj dhe një rrugë jetësore që pasqyron shpirtin…

Alba Limi

      https://vt.tiktok.com/ZSamC6Y2W/

Uaaa Ndodhi edhe kjo😳 Alba me Limin e bejne poshte jorganit, ajo leshon zera teksa…VIDEO

Uaaa Ndodhi edhe kjo😳 Alba me Limin e bejne poshte jorganit, ajo leshon zera teksa…VIDEO Limi si duket ka bere plan qe ti marre me radhe gocat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *