Lajmi Fundit: Rritje page në 1 mijë euro – Kurti tregon kush përfiton

Rritje page në 1 mijë euro – Kurti tregon kush përfiton

Mandatari për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti në ekspozenë e tij ka lavdëruar punën e tij në 5 vitet sa ishte në pushtet.

“Këto 5 vitet e fundit, ku 1 vit si qeveri në detyrë, kemi ndërtuar dhe zhvilluar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe me gjithëpërfshirëse. Kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon, përkundër krizave. “, tha ai, transmeton lajmi.net.

Tutje, Kurti foli për sektorin e ekonomisë, ku pretendoi se e ka rritur numrin e të punësuarve.

“Projektojmë këtë vit që Bruto Produkti Vendor që të jetë 12 miliardë euro. Sfida e inflacionin që i ka goditur të gjithë kemi arritur ta menaxhojmë me politika mbështetëse për qytetarët. Jemi në vendi me shkallën më të ulët të inflacionit në rajon, pas Shqipërisë. Kemi shtuar numrin e të punësuarve nga 350 mijë të punësuar në 430 mijë të punësuar, me fokus tek rinia dhe gratë. Kemi arritur të ardhurat e familjes të ngritën, duke rritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat për sektorin publik.”, tha Kurti.

Ai tha se në mandatin e ri paga mesatare në sektorin publik do të bëhet 1000 euro.

“Janë liberalizuar vizat, tash pasaporta e Kosovës është më e fuqishme se kurrë. Është përmirësuar imazhi i vendit. Jemi vendi më demokratik në rajon, arritje e shoqërisë dhe e institucioneve tona.”, u shpreh ai.

Kurti foli për Serbinë, ku tha se gjatë mandatit të tij Kosova është përballur me provokime dhe sulme.

“Jemi përballur me provokime të vazhdueshme dhe me sulme të shpeshta të Serbisë. Por, ne veç se e kemi forcuar Policinë dhe sundimin e ligjit, ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit, sfidat u përballuan me sukses, madje i kemi kthyer në mundësi për progres.”, shtoi ai.

Kryetari i VV-së u shpreh se qeveria e tij ka prekur çdo shtresë e qytetarë.

“Investuam në ushtri dhe fuqizimin e policisë, në shtrirjen e sovranitetit dhe në luftimin e kriminalitetit. Në politikat sociale për nënat dhe fëmijët, për të rinjtë dhe pensionistët, në mbështetje të fermerëve, të bizneseve të vogla e të mesme. Prekëm çdo shtresë e çdo qytetarë, çdo komunitete e vendbanim anekënd Republikës.”, tha Kurti.

Ai tha se në mandatin e tij të rij do të investoj 400 milionë euro në ujë të pijes.

“Një shtet i sigurt është një shtet që garanton ujë të pijes për qytetarët e tij. Do të investojmë 400 milionë euro për të ndërtuar 5 diga të reja”, tha ai.

Related Posts

Ndihen lekundje te forta te Tokes ne jug te Shqiperise

Një tërmet i fortë shtë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të Shqipërisë, duke shkaktuar panik te qytetarët. Sipas të dhenave paraprake nga qendrat sizmologjike, lëkundja ka…

E pabesueshme, jep dorëheqjen papritur kryetari i partisë së madhe

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në një konferencë për media, Haradinaj deklaroi se ai po ashtu nuk…

TRONDITESE ! Bleona Fshihet ne Greqi ! Odeta Dume GENJEN per Gjetjen e Bleona Mates

TRONDITESE! Bleona Fshihet në Greqi! Odeta Dume GENJEN për Gjetjen e Bleona MatësNjë ngjarje që ka tronditur botën e showbiz-it shqiptar është shfaqur së fundi, ku Bleona…

Beni shume kujdes prej mesazhit ‘Voto Sarën’! Skeme e rrezikshme mashtrimi

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka prekur edhe përdorues në Shqipëri. Mesazhi, i njohur si “mashtrimi i balerinës”,…

Lajmi Fundit: Albin Kurti tregon se kur do te merret paga e 13-te…

Qeveria e re e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e parë në kuadër të mandatit të ri qeverisës. Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Albin Kurti foli për prioritetet…

Kadri Veseli shafqet i buzeqeshur nga Haga, ai e thote nje fjalim qe…

Kadri Veselo shafqet i buzeqeshur nga Haga, ai e thote nje fjalim qe… Kadri Veselo ish kryeparlamentari i republikes se Kosoves, ne nje video te vjeter ku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *