Beni shume kujdes prej mesazhit ‘Voto Sarën’! Skeme e rrezikshme mashtrimi

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka prekur edhe përdorues në Shqipëri. Mesazhi, i njohur si “mashtrimi i balerinës”, fton qytetarët të klikojnë një link për të votuar në një konkurs vallëzimi për fëmijë, zakonisht me tekstin:

“Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë.”

Në pamje të parë, mesazhi duket i padëmshëm dhe shpesh vjen nga një kontakt i njohur, çka e bën edhe më të rrezikshëm.

Si funksionon mashtrimi?

Pasi përdoruesi klikon linkun, ai ridrejtohet në një faqe që imiton një platformë votimi për një konkurs vallëzimi për fëmijë. Në realitet, faqja shërben për vjedhjen e të dhënave dhe infektimin e llogarisë WhatsApp.

Kujdes nga mesazhi ‘Voto Sarën’! Skema mashtruese që po

Me vetëm një klikim, hakerët arrijnë të:

marrin akses në profilin WhatsApp të viktimës

shohin kontaktet dhe bisedat

përdorin llogarinë e infektuar për të dërguar mesazhe të tjera mashtruese

Më pas, nga profili i komprometuar nisin të dërgohen linke të reja drejt kontakteve, shpesh të maskuara si lojëra online apo oferta të rreme, të cilat mund të çojnë edhe në akses në aplikacione bankare apo financiare.

Mashtrimi përhapet si zinxhir

Për shkak se mesazhi dërgohet nga numra realë dhe kontakte të njohura, vigjilenca e përdoruesve ulet ndjeshëm, duke e bërë skemën të përhapet me shpejtësi dhe të krijojë një zinxhir viktimash.

Raste edhe në Itali

Mashtrimi është raportuar edhe në Itali, veçanërisht në provincën e Reggio Emilia, ku dhjetëra persona kanë rënë pre e skemës, përfshirë edhe dy kryetarë bashkish në zonën Val d’Enza. Kryetari i bashkisë San Polo d’Enza, Franco Palù, ka depozituar kallëzim penal pranë karabinierëve.

 

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Kujdes nga mesazhi ‘Voto Sarën’! Skema mashtruese që po

Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë:

të mos klikohen linke të dyshimta, edhe kur vijnë nga kontakte të njohura

të verifikohet gjithmonë përmbajtja e mesazheve

të aktivizohet verifikimi me dy hapa (two-step verification) në WhatsApp

të kontrollohet rregullisht në sa pajisje është e hapur llogaria personale

Kujdes nga mesazhi ‘Voto Sarën’! Skema mashtruese që po

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë raste të tilla mashtrimi/NOA

INTERESTING FOR YOU

Related Posts

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes… Albin Kurti: Shpartalluam gjitha bandat kriminale, tani gjithçka eshte normale Kjo qe beme eshte lajm qe serbia ka mbaruar pune…

Policia thirrje qytetarët per te treguar kujdes maksimal

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes…

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me rastin e Thaçit

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se…

Tragjedi e rëndë në Deçan

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Murati me lajm fantastik per pensionistet…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një program ekonomik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *