S’kane fund telashet për PS, Rrogozhina shkon në zgjedhje të parakohshme!

Bashkia e Rrogozhinës duket se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi këtë të hënë (dje) Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg për kryebashkiakun socialist Edison Memolla. Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg, dhënë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, dhe në kushtet kur vendimi ka marrë dje formë të prerë, Policia e Shtetit u urdhërua ta arrestojë Edison Momollën.

Megjithatë ky i fundit u vetëdorëzua dje në mbrëmje në Policinë e Kavajës. Dy vjet nga zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e Rrogozhinës do u drejtohet sërish kutive të votimit. Me shpalljen e vendimit të Gjykatës së Posaçme, pritet që të shpallet dhe vakanca nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e më pas Presidenti i Republikës të dalë me dekret për zgjedhjet e parakohshme.

Detajet

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla nuk ishte në seancë kur Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim, dhënë nga Gjykata e Posaçme më 24 janar të vitit 2025. Ai u përfaqësua vetëm nga avokati. Në fuqi u la edhe heqja e së drejtës për të mbajtur funksione publike për një periudhë 5 vjeçare. Treshja e togave të zeza Florjan Kalaj, Daniela Shirka dhe Igerta Hysi vulosën vendimin duke mos pranuar kërkesën për pafajësi apo dënimin alternativ në shërbim prove për Memollën. Kryebashkiaku i Rrogozhinës është hetuar dhe gjykuar në liri, pa masë sigurie. Sipas burimeve bëhet me dije se kryebashkiaku i Rrogozhinës do të vetëdorëzohet ditën e nesërme.

SPAK zbuloi një bisedë të Edison Memollës, kur ai kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani. Memolla i kërkoi të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Me elektriçistin Xhamani, sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës. Po ashtu, elektriçisti me të pandehurin tjetër, Ilir Tosku rezultojnë se “kanë falsifikuar të dhënat në procesverbal kur në fakt nuk ia kanë ndërprerë energjinë abonentit debitor”.

Blerim Xhamani u dënua me 1 vit burg, ndërsa për Ilir Toskun dënimi me 8 muaj burg, u konvertua në 1 vit e 4 muaj shërbim prove. 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje në të njëjtën çështje, Apeli dënoi edhe Ndriçim Tafxhafën, i cili sipas hetimeve “i premtoi një gruaje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE-së dhe strehim, duke i kërkuar të votonte në favor” të kandidatit socialist. Edison Memolla i fitoi zgjedhjet e 6 marsit 2022, të cilat u mbajtën për shkak se paraardhësi i tij ishte ndarë nga jeta.

Memolla u konfirmua sërish në zgjedhjet e rregullta vendore një vit më vonë, më 14 maj 2023. Por procesi u përsërit disa muaj më vonë, korrikun e atij viti, për shkak se opozita kontestoi rezultatin në qendrën e votimit në Burgun e Rrogozhinës. Më 23 korrik 2023 Edison Memolla u rikonfirmua kryetar, në 3 zgjedhje brenda 1 viti e gjysmë. Kështu që sikundër e theksuam më sipër, me dënimin me formë të prerë, Edison Memolla humbet mandatin e kryebashkiakut dhe Rrogozhinës i duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

Related Posts

Del sondazhi i fortë! Zaloshnja: Nëse votohet sot në Shqipëri nuk e beosni se kush do i fitonte zgjedhjet

Nga Eduard Zaloshnja Nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se ndër ata që janë gati të votojnë qysh sot këtu për partitë ekzistuese, rreth…

Njëri arrest kardiak, tjetra mbytet teksa drekonte/ Tiranë, humbin jetën një 45 vjeçar dhe një 53 vjeçare

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në Tiranë në 24 orët e fundit. Në autostradën Tiranë-Durrës një 45 vjeçar ka humbur jetën teksa drejtonte mjetin. Viktima dyshohet…

Lajmi i fundit – Gjykata Speciale e Hagës liron ish-komandantin e UÇK-se

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u lirua sot më 10 shkurt 2026 dhe…

Tronditse: Rogreti nuk ndalon se ofenduari Luizin e quan edhe me keq Big Brother VIP Albania 5

Tronditëse: Rogerti Nuk Ndalon së Ofenduar Luizin, E Quajti Edhe Më Keq në Big Brother VIP Albania 5Një skenë e paprecedentë ka tronditur shtëpinë e Big Brother…

Lajmi Fundit: Ministria e Financave jep lajmin se kur do te ekzekutohen pagesat per…

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar përfituesit lidhur me ndryshimin e datave të ekzekutimit të pagesave mujore. Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha pagesat që përfshihen…

Luizi rrefen si reagoi kur dëgjoi Xum Allushin kur thoshte “kam për ti fikur dritat e BBV”

Batutat e Luiz Ejllit nuk kursehen as për ish-banorët e sezoneve të kaluara. Së fundmi, vëmendja e fituesit të BBV2 është ndalur te Xum Allushi, një nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *