Lajmi i fundit: Gjykata e Hages merr vendimin per Hashim Thacin…

Në çështjen ku ish-presidenti Hashim Thaçi, së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin, përballen me akuza për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, gjykata ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin.

Vendimi është marrë më 3 shkurt 2026 nga gjyqtari i vetëm i procedurës, Christoph Gosnell, i cili ka vlerësuar se ekziston rrezik real që, nëse lirohet, Thaçi mund të ndikojë në procesin gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale.

Ndërkohë, seanca e parë e gjykimit për këtë rast është caktuar të mbahet më 27 shkurt 2026, dhe do të përfshijë Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Përveç procesit aktual, ai po gjykohet edhe për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë vitit të kaluar ndaj tij është ngritur edhe aktakuzë për pengim të drejtësisë.

Sa i përket të pandehurve të tjerë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj janë arrestuar në Kosovë më 5 dhjetor 2024 dhe një ditë më pas janë transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, bazuar në aktakuzën e konfirmuar dhe urdhër-arrestet e lëshuara nga kjo gjykatë.

Ndërkohë, fletarrestimi ndaj Hashim Thaçit i është dorëzuar më 5 dhjetor 2024 brenda objektit të paraburgimit ku ai tashmë ndodhej. Ndërsa Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe ftesa për paraqitjen e parë para gjykatëses së procedurës paraprake, e cila është mbajtur më 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi ka vepruar si individualisht ashtu edhe në bashkëpunim me disa grupe të strukturuara: të ashtuquajturin Grup Fazliu (Fadil dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vilaznim Kryeziu). Këto grupe dyshohet se kanë ndjekur një skemë të qëndrueshme veprimesh me qëllim pengimin e personave zyrtarë në ushtrimin e detyrave të tyre.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave që ka zhvilluar në objektet e paraburgimit gjatë kohës kur ishte i ndaluar në kuadër të gjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Po ashtu, theksohet se anëtarët e grupeve Fazliu, Smakaj dhe Kilaj janë koordinuar për të ndikuar te dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar gjatë vizitave jo të privilegjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si pasojë, ndaj Hashim Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërkohë, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës, ndërsa Hajredin Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Në këtë fazë të procedurës, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake, ndërsa dosjen e saj e ka dorëzuar edhe i pandehuri Fadil Fazliu.

Related Posts

PO VDES ! Nuk mundet me ! Spartak Ngjela ZBULON Semundjen e Rende te Sali Berishes

PO VDES! Spartak Ngjela ZBULON Sëmundjen e Rëndë të Sali BerishësNjë lajëm i papritur dhe i tronditshëm ka rënë mbi skenën politike shqiptare, pasi avokati dhe analisti…

Tërmeti me magnitudë 4.1 ‘dridhi’ Korçën/ Çfarë thote eksperti

Disa lëkundje sizmike, ku më e forta ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, u regjistruan mbrëmjen e 4 shkurtit në qytetin e Korçës. Sizmiologu, Rrapo Ormëni…

Po raportonte live i ndodh me e keqja gazetarit shqiptar, një person i pire e …(video)

Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvilluar në qytetin bregdetar. Policia bën me dije se rreth…

Ekskluzive, ‘Pa Gjurmë’ gjen çiftin e dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës/ Nëna shikon foton e saj

Ekskluzive: ‘Pa Gjurmë’ gjen çiftin e dyshuar për rrëmbimin e Bleona Matës! Nëna shikon foton e sajNjë zhvillim tronditës ka ndodhur në rastin e rrëmbimit të Bleona…

ME VODHI ! Arrestojeni ! Ardit Gjebrea ne Komisariat pas VJEDHJES se Rende

ME VODHI! Arrestojeni! Ardit Gjebrea në komisariat pas vjedhjes së rëndëNjë ngjarje tronditëse ka përshkruar ditën e sotme, ku i njohuri anfitrion Ardit Gjebrea është arrestuar pas…

LAJM I MADH! Do paguheni me shume, ja nga sa LEK shtohen në xhepin tuaj (Perfituesit)

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar planin për indeksimin dhe rritjen e pagave për vitin 2026, duke synuar mbrojtjen e fuqisë blerëse të punonjësve të shtetit përballë inflacionit. Ministria…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *