Ai tregon edhe momentet e fundit të pushtetit të Hoxhës, duke thënë se diktatori ishte i vetëdijshëm për sëmundjen e tij, por ruante një imazh të hekurt para të tjerëve. “Ai nuk donte të dukej i dobët. Edhe kur mezi ecte, kërkonte të dukej i fortë. Por brenda makinës ishte njeri tjetër: i lodhur, i frikësuar dhe i mbushur me paranojë”.Rrëfimi i ish-shoferit ka ngjallur reagime të shumta, pasi për herë të parë dikush që ka qenë aq pranë diktatorit flet hapur për jetën e tij të fshehur. Ai thotë se ka vendosur të tregojë gjithçka tani sepse “brezat e rinj meritojnë të dinë të vërtetën, jo legjendat që u janë shitur për dekada”.