‘I fejuari ju vr* në oborrin e shtëpisë..’ Zbardhen detaje trishtuese nga jeta e banores më të re në BBVA5

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur.

Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën.

Fëmijëria ka qenë me shumë dashuri bashkë me 3 motrat dhe me disiplinë në të njëjtën kohë. Ka qenë një vajzë e qetë, kureshtare dhe shumë aktive, gjithmonë me ëndrra të mëdha.
Mbas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, nisi projektet e saj muzikore.

Është rritur me rrymën pop, por me kohën filloi të kërkonte tinguj të tjerë, më ballkanikë, pak më orientalë, pak dark pop, ballads, që e përfaqësojnë më shumë.

Edhe mësimet e pianos e ndihmuan shumë të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, dhe pse është akoma shumë fillestare.

Para disa vitesh humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra atë vit në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ajo thotë se: “Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.

Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë.”

Nga Big Brother pret një eksperiencë që mund t’i hapë një tjetër kapitull.

Është një vajzë me ambicie, me kulturë, që punon shumë, por edhe që ka një zemër të butë dhe shumë dashuri për artin.

Related Posts

Lajmi Fundit: Shtesat per femijet- Ja cka paralajmeron Hekuran Murati

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj premtimeve të opozitës lidhur me shtesat për fëmijë, duke i quajtur ato të pasinqerta…

🔴 LIVE – Arrestohet Monika Kryemadhi ne studion e Big Brother

🔴LIVE – Arrestohet Monika Kryemadhi në studion e Big Brother: Ngjarje e paprecedentë që tronditi publikunNjë ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë…

Dyshohet se artisti Shemsi Krasniqi humbi jetën pas përdorimit të një pilule për stimulim sek*ual

Ekspertiza dhe dyshimet rreth vdekjes së Shemsi Krasniqit: infarkt pas përdorimit të një pilule për stimulim sek*ual?       Ngjarja e ndarjes nga jeta e artistit…

Lajmi Fundit: Rroga e 13-te? Albin Kurti jep lajmin bombastik per te gjithe…

Të hënën në mbremje, Lëvizja Vetëvendosje kishte tubim elektoral ne Podujeve. Albin Kurti dha një lajm të mirë për qytetarët. Vendimi i parë i tij në mandatin…

Lajmi Fundit: Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 Paga bazë minimale mujore për punonjësit në…

Rrih*en Londrimi dhe Klodi? Ata te dy u kapen sepse…VIDEO

Rrih*en Londrimi dhe Klodi? Ata te dy u kapen sepse… Londrimi dhe Klodi kane bre nje demostrim te nje zenke sebashku. Ata u ngacmuan sikur te ishin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *