Aksion i Policisë në Veri, gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në Stacionin Policor Leposaviq, me datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy (2) raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Rasti I
Me datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) armë gjuetie,
1 (një) karabinë,
1 (një) armë të llojit AK-47,
240 (dyqind e dyzet) fishekë,
1 (një) palë dylbi.
Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe:
1 (një) pushkë ajrore,
mekanizëm për barut,
1 (një) thikë ushtarake,
1 (një) frotroll për revole.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.