Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën, precizohet zgjidhja përfundimtare me Serbinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh, pavarësisht dispozitave të futura nga Kongresi që ofrojnë ndihmë të re për Ukrainën dhe frenojnë aftësinë e tij për të ulur përfshirjen e SHBA-së në mbrojtjen e Evropës, shkruan Koha.net.

Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej 901 miliardë dollarësh në shpenzimet ushtarake vjetore, 8 miliardë dollarë më shumë sesa kërkoi Trumpi.

Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon. Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

“Paqja e vazhdueshme, stabiliteti dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor është direkt i lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve të këtyre gjashte shteteve”, thuhet në dokument.

Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Aty Marrëveshja e 2023-tës për normalizimin e marrëdhënieve konsiderohet hap pozitiv, ndërsa kërkohet përparim i menjëhershëm në Aneksin e zbatimit. Riafirmon se zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet në njohje reciproke dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale, shkëmbime apo rishikim kufijsh mbi baza etnike.

Mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin në BE.

Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve. Kosova po ashtu përfshihet në kuadrin rajonal të masave për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Ligji mbështet rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike, nga e cila përfiton edhe Kosova.

Legjislacioni gjithëpërfshirës përcakton gjithçka, nga sa anije, avionë dhe sisteme raketash blihen nga SHBA-ja, te një rritje pagash për trupat, e deri te mënyra e adresimit të kërcënimeve gjeopolitike. Ai është një kompromis, që kombinon masa të veçanta të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, të dyja nën kontrollin e republikanëve.

Ligji përfshin po ashtu disa dispozita për të rritur sigurinë në Evropë.

Trumpi ka qenë kritik ndaj forcimit të sigurisë evropiane, duke argumentuar se aleatët duhet të paguajnë vetë. Strategjia e tij e sigurisë kombëtare, e publikuar së fundmi, shihet si miqësore ndaj Rusisë, armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe një rivlerësim i marrëdhënies së SHBA-së me kontinentin.

Sipas ligjit, ofrohen 800 milionë dollarë për Ukrainën – 400 milionë dollarë në secilin prej dy viteve të ardhshme – si pjesë e iniciativës së ndihmës për sigurinë e Ukrainës, e cila paguan kompanitë amerikane për armë për ushtrinë e Ukrainës.

Ligji i mbrojtjes gjithashtu autorizon iniciativën e sigurisë së vendeve baltike dhe ofron 175 milionë dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Si dhe kufizon aftësinë e Departamentit të Mbrojtjes për të ulur numrin e forcave amerikane në Evropë në më pak se 76,000 dhe i ndalon komandantit evropian të SHBA-së të heqë dorë nga titulli i komandantit suprem të NATO-s./Koha.net

Related Posts

Dhjetori nuk sjell mrekulli, por PARA të vërteta! Këto janë shenjat që do ta kenë BEKIM muajin

Dhjetori është një muaj që shpesh lidhet me festat, gëzimin dhe, për shumë njerëz, mundësinë për të përfituar nga mundësi të reja financiare. Megjithatë, ndryshe nga sa…

E fundit: Me ne fund nje lajme icmire per rritjen e pagave…

Rritja e pagave, pensioneve e shtesave janë premtimet kryesore te partive politike gjate fushates se deritashme zgjedhore. Njohes të çeshtjeve te ekonomisë dhe të zhvillimeve politike thonë…

Me mori me zor 14 vjece, Burri shkonte me pr**tituta, kushëriri i tij më tregoi videon duke…”

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një vajzë e quajtur Hybe e cila ka treguar historinë e saj…

Prisni 28 Dhjetorin/ 5 Shenjat qe do bėjne BÎNGO tek financat dhe e Hane Vitin e Ri si BOSSA

Dashi – Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni ashpër me partnerin dhe gjendja do…

Lajmi Fundit: Hekuran Murati jep lajmin e mirë për familjet, nga viti i ardhshëm do të përfitojnë kaq euro

Postimi i Muratit; Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro/muaj….

Ministri Murati jep lajmin e madh: Nga viti i ardhshëm rriten sërish…

VJEN PREMTIMI I MADH NGA MURATI: NGA VITI I ARDHSHËM RRITEN SËRISH… Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga viti i arrdhshëm nëse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *