Beni shume kujdes prej mesazhit ‘Voto Sarën’! Skeme e rrezikshme mashtrimi

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka prekur edhe përdorues në Shqipëri. Mesazhi, i njohur si “mashtrimi i balerinës”, fton qytetarët të klikojnë një link për të votuar në një konkurs vallëzimi për fëmijë, zakonisht me tekstin:

“Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë.”

Në pamje të parë, mesazhi duket i padëmshëm dhe shpesh vjen nga një kontakt i njohur, çka e bën edhe më të rrezikshëm.

Si funksionon mashtrimi?

Pasi përdoruesi klikon linkun, ai ridrejtohet në një faqe që imiton një platformë votimi për një konkurs vallëzimi për fëmijë. Në realitet, faqja shërben për vjedhjen e të dhënave dhe infektimin e llogarisë WhatsApp.

Kujdes nga mesazhi ‘Voto Sarën’! Skema mashtruese që po

Me vetëm një klikim, hakerët arrijnë të:

marrin akses në profilin WhatsApp të viktimës

shohin kontaktet dhe bisedat

përdorin llogarinë e infektuar për të dërguar mesazhe të tjera mashtruese

Më pas, nga profili i komprometuar nisin të dërgohen linke të reja drejt kontakteve, shpesh të maskuara si lojëra online apo oferta të rreme, të cilat mund të çojnë edhe në akses në aplikacione bankare apo financiare.

Mashtrimi përhapet si zinxhir

Për shkak se mesazhi dërgohet nga numra realë dhe kontakte të njohura, vigjilenca e përdoruesve ulet ndjeshëm, duke e bërë skemën të përhapet me shpejtësi dhe të krijojë një zinxhir viktimash.

Raste edhe në Itali

Mashtrimi është raportuar edhe në Itali, veçanërisht në provincën e Reggio Emilia, ku dhjetëra persona kanë rënë pre e skemës, përfshirë edhe dy kryetarë bashkish në zonën Val d’Enza. Kryetari i bashkisë San Polo d’Enza, Franco Palù, ka depozituar kallëzim penal pranë karabinierëve.

 

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Kujdes nga mesazhi ‘Voto Sarën’! Skema mashtruese që po

Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë:

të mos klikohen linke të dyshimta, edhe kur vijnë nga kontakte të njohura

të verifikohet gjithmonë përmbajtja e mesazheve

të aktivizohet verifikimi me dy hapa (two-step verification) në WhatsApp

të kontrollohet rregullisht në sa pajisje është e hapur llogaria personale

Kujdes nga mesazhi ‘Voto Sarën’! Skema mashtruese që po

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë raste të tilla mashtrimi/NOA

INTERESTING FOR YOU

Related Posts

Ndihen lekundje te forta te Tokes ne jug te Shqiperise

Një tërmet i fortë shtë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të Shqipërisë, duke shkaktuar panik te qytetarët. Sipas të dhenave paraprake nga qendrat sizmologjike, lëkundja ka…

E pabesueshme, jep dorëheqjen papritur kryetari i partisë së madhe

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në një konferencë për media, Haradinaj deklaroi se ai po ashtu nuk…

TRONDITESE ! Bleona Fshihet ne Greqi ! Odeta Dume GENJEN per Gjetjen e Bleona Mates

TRONDITESE! Bleona Fshihet në Greqi! Odeta Dume GENJEN për Gjetjen e Bleona MatësNjë ngjarje që ka tronditur botën e showbiz-it shqiptar është shfaqur së fundi, ku Bleona…

Lajmi Fundit: Rritje page në 1 mijë euro – Kurti tregon kush përfiton

Rritje page në 1 mijë euro – Kurti tregon kush përfiton Mandatari për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti në ekspozenë e tij ka lavdëruar punën…

Lajmi Fundit: Albin Kurti tregon se kur do te merret paga e 13-te…

Qeveria e re e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e parë në kuadër të mandatit të ri qeverisës. Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Albin Kurti foli për prioritetet…

Kadri Veseli shafqet i buzeqeshur nga Haga, ai e thote nje fjalim qe…

Kadri Veselo shafqet i buzeqeshur nga Haga, ai e thote nje fjalim qe… Kadri Veselo ish kryeparlamentari i republikes se Kosoves, ne nje video te vjeter ku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *