Ndryshon gjithçka! Qeveria Rama LAJME TË MIRA për pensionistët

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës dhe procesi i integrimit evropian.

Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike.

Si rezultat i kësaj politike mbështetëse, pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27,350 lekë aktualisht në 40,000 lekë te reja. Pensioni urban i pjesshëm synohet të kalojë nga 15,850 lekë në 22,000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11,500 lekë në 18,000 lekë. Në të njëjtin nivel, nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, ndërsa pensioni i invaliditetit pritet të arrijë nga 20, 000 lekë në 30,000 lekë.

Për të realizuar këto nivele, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet një rritje mujore e të ardhurave të pensionistëve, pa përfshirë indeksimin vjetor.

Rritja mujore në 2026-ën për pensionin urban me vitet e plota të punës do të jetë 1 800 lekë, për pensionin urban të pjesshëm 800 lekë, për pensionin rural 1 000 lekë, për pensionin familjar 700 lekë dhe për pensionin e invaliditetit 600 lekë, rritje që do të vijojnë çdo vit deri në arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2030.

“Shuma do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029, e do të pesëfishohet në janar 2030”, u shpreh Manjani.

Sipas Manjanit, kjo qasje e dyfishtë – reforma strukturore dhe mbështetja afatshkurtër – synon të sigurojë stabilitet për pensionistët sot dhe një sistem pensioni të drejtë e të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Related Posts

NUK PRITEJ! Ledion Lico merr vendimin trondites per…

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e…

Brikena: “Do jem si Olta Gixhari kundër teje” — përgjigjja e Luizit shpërthen shtëpinë ( Video )

Një moment plot humor dhe tension u regjistrua në shtëpinë e Big Brother, kur Brikena i tha Luizit: “Unë do jem si Olta Gixhari kundër teje.” Por…

SKANDAL ! Rogerti GODET me Grusht Luizin pas permendjes se Familjes

SKANDAL! Rogerti GODIT me Grusht Luizin pas Përmendjes së FamiljesNjë incident skandaloz ka tronditur botën e showbiz-it shqiptar, ku Rogerti është kapur në një përleshje fizike me…

Lajmi me i mire i dites nga Ministria e Financave, shtesat do te ekzekutohen ne ….

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar sërish përfituesit lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesave. Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë një ndihmë e…

Thirrje urgjente për të shmangur menjëherë këtë produkt, ja rreziku

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një njoftim urgjent për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit formulë për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”….

Uaaa zihet Luizi me Rogertin qe naten e pare…VIDEO

Uaaa zihet Luizi me Rogertin qe naten e pare…VIDEO Rogerti tashme eshte i njohur per llafazanllikun qe e krijon dhe e ben nonstop. Mirepo mbreme eshte zene…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *