Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar sërish përfituesit lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesave.
Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë një ndihmë e rëndësishme për familjet dhe shpërndahen rregullisht, pa asnjë ndryshim në kushtet e përfitimit apo procedurat e aplikimit. Bazuar në kalendarin aktual të pagesave,
mjetet financiare për shtesat e fëmijëve dhe për lehona do të transferohen çdo muaj më datë 25, duke u derdhur drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve.