metero

Drin–Buna, Liqeni i Shkodrës, Mati, Shkumbini dhe Vjosa janë në monitorim të vazhdueshëm, me Drin–Bunën dhe Liqenin e Shkodrës që paraqesin rrezikun më të lartë për përmbytje. Reshjet do të jenë intensive deri shumë intensive në Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa Shkodra dhe Lezha do të përballen me reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në veri, lindje dhe juglindje, mbi 1000 metra lartësi, reshjet do të shndërrohen në borë. Temperaturat parashikohen 9–16°C në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa 3–12°C në zonat malore.

Situata shqetësuese nuk ndalet në kufijtë e Shqipërisë. Në lidhje direkte nga Kosova, hidrologu Bashkim Kastrati raportoi se reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa qytete, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit. Gjakova, Juniku, Deçani, Malisheva, Rahoveci dhe Klina janë prekur nga dalja e lumenjve dhe përrenjve nga shtretërit e tyre.

“Këto reshje me intervale dhe intensitet të ndryshëm pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim,” u shpreh Kastrati, duke shtuar se janë shënuar probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit dhe vështirësi serioze në trafik. Ndërkohë, lumenjtë kryesorë të Kosovës si Ibri, Sitnica, Lepenci dhe Morava kanë shënuar ngritje të lehtë të niveleve.

Related Posts

Ska ndodhur kurre ne histori! Edi Rama jep lajmin e madh per..

Kryeministri Edi Rama dhe 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, zhvilluan një bisedë të hapur për cilësinë e institucioneve tona të arsimit të lartë dhe kërkimit…

Aksident i rende ne autostrade, bllokohet trafiku

Për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku, autostrada Styriane në Slloveni është mbyllur për të gjithë trafikun në të dy drejtimet. Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident…

.

Kur përzihet me pak uthull molle të holluar, krijohet një masë që ndihmon në pastrimin e butë të lëkurës pa e tharë shumë. Uthulla e mollës ka…

Uthull molle dhe aspirinë, receta që po i çmend të gjithë dhe nuk ngeli njeri pa e provuar.

Banania është një ingredient i njohur për zbutjen dhe hidratimin e lëkurës, falë vitaminave A, C dhe mineralit kalium.   Per te pare receten e plote kliko…

Mjeku

Mjeku “çudit” botën: Kamomili shëron këto sëmundje në kohë rekord, ja si ta përdorni.

Mjeku “çudit” botën: Kamomili shëron këto sëmundje në kohë rekord, ja si ta përdorni. Per te pare receten e plote se si behet kliko te linku poshte:…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *