Rama

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për liderët autoritarë kudo në botë, duke deklaruar se çdo udhëheqës që rrezikon jetën, sigurinë apo interesat e qytetarëve amerikanë do të përballet me pasoja të rënda.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme për shtyp pas operacionit ushtarak që, sipas tij, çoi në arrestimin e Nicolás Maduro, Trump theksoi se rasti i Venezuelës nuk është i izoluar dhe se opsione të ngjashme mbeten mbi tryezë edhe për vende të tjera.

“Ata që vënë në rrezik jetën e amerikanëve do të ndëshkohen. Sanksionet ndaj Venezuelës do të mbeten në fuqi. Po ashtu, do të mbetet aktiv opsioni ushtarak. Ajo që i ndodhi Nicolás Maduro-s mund t’u ndodhë edhe liderëve të tjerë”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan shtoi se kapja e Maduro-s përfaqëson një mesazh të qartë për rikthimin e fuqisë amerikane në rajon. “Po riafirmojmë dominimin amerikan në hemisferën perëndimore”, u shpreh ai, duke iu referuar rikthimit të Doktrinës Monroe, e cila synon mbrojtjen e rajonit nga ndikimet armiqësore dhe regjimet që, sipas SHBA-së, minojnë stabilitetin dhe sigurinë.

Trump përmendi edhe vende dhe liderë konkretë. Duke iu referuar Kolumbisë, ai paralajmëroi presidentin Gustavo Petro se “duhet të ketë kujdes”, duke e akuzuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në prodhimin dhe trafikimin e kokainës drejt SHBA-së. Ndërsa për Kuba, Trump tha se bëhet fjalë për një “shtet në dështim” dhe se çështja kubane do të trajtohet së shpejti në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Diktatori dhe terroristi Nicolás Maduro është ndaluar. Populli i Venezuelës është sërish i lirë. Amerika është më e sigurt sot dhe hemisfera perëndimore po kthehet në një vend më të qëndrueshëm,” tha Trump.

Në deklaratat e tij, presidenti amerikan theksoi se ndërhyrja në Venezuelë nuk ishte një akt humanitar apo diplomatik, por një demonstrim force dhe një përpjekje për rivendosjen e kontrollit mbi interesat strategjike, përfshirë burimet energjetike si nafta.

Këto qëndrime përbëjnë një kthesë të fortë në politikën e jashtme amerikane, duke sinjalizuar një doktrinë të re, ku, sipas kritikëve, fuqia dhe frika zëvendësojnë diplomacinë tradicionale dhe negociatat.

Related Posts

Ska ndodhur kurre ne histori! Edi Rama jep lajmin e madh per..

Kryeministri Edi Rama dhe 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, zhvilluan një bisedë të hapur për cilësinë e institucioneve tona të arsimit të lartë dhe kërkimit…

Aksident i rende ne autostrade, bllokohet trafiku

Për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku, autostrada Styriane në Slloveni është mbyllur për të gjithë trafikun në të dy drejtimet. Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident…

.

Kur përzihet me pak uthull molle të holluar, krijohet një masë që ndihmon në pastrimin e butë të lëkurës pa e tharë shumë. Uthulla e mollës ka…

Uthull molle dhe aspirinë, receta që po i çmend të gjithë dhe nuk ngeli njeri pa e provuar.

Banania është një ingredient i njohur për zbutjen dhe hidratimin e lëkurës, falë vitaminave A, C dhe mineralit kalium.   Per te pare receten e plote kliko…

Mjeku

Mjeku “çudit” botën: Kamomili shëron këto sëmundje në kohë rekord, ja si ta përdorni.

Mjeku “çudit” botën: Kamomili shëron këto sëmundje në kohë rekord, ja si ta përdorni. Per te pare receten e plote se si behet kliko te linku poshte:…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *