‘I fejuari ju vr* në oborrin e shtëpisë..’ Zbardhen detaje trishtuese nga jeta e banores më të re në BBVA5

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur.

Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën.

Fëmijëria ka qenë me shumë dashuri bashkë me 3 motrat dhe me disiplinë në të njëjtën kohë. Ka qenë një vajzë e qetë, kureshtare dhe shumë aktive, gjithmonë me ëndrra të mëdha.
Mbas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, nisi projektet e saj muzikore.

Është rritur me rrymën pop, por me kohën filloi të kërkonte tinguj të tjerë, më ballkanikë, pak më orientalë, pak dark pop, ballads, që e përfaqësojnë më shumë.

Edhe mësimet e pianos e ndihmuan shumë të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, dhe pse është akoma shumë fillestare.

Para disa vitesh humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra atë vit në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ajo thotë se: “Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.

Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë.”

Nga Big Brother pret një eksperiencë që mund t’i hapë një tjetër kapitull.

Është një vajzë me ambicie, me kulturë, që punon shumë, por edhe që ka një zemër të butë dhe shumë dashuri për artin.

Related Posts

Ka shume viktima prej motit te keq

Stuhia Marta po lë pas shkatërrime të mëdha në Gadishullin Iberik, me zona të përmbytura, rrugë të mbyllura dhe të paktën 1000 njerëz të zhvendosur nga shtëpitë…

E papritur/ Shikuesit po kërkojnë ikjen e menjëhershme të Luizit nga BBVA 5

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë atë që pritej: rritje drastike të shikueshmërisë dhe rikthim të vëmendjes masive te…

Meteorologia tregon motin për këtë javë: Kur fillojnë reshjet intensive

Reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë gjithë javës. Sipas sinoptikanëve, në pjesën e dytë të javës reshjet priten më intensive. “Nga e hëna deri të…

ZARF I ZI ! Luizi GRUSHTON Mateon pas OFENDIMIT ndaj Kiares

ZARF I ZI! Luizi GRUSHTON Mateon pas OFENDIMIT ndaj KiaresNjë ngjarje e papritur dhe tronditëse ka ndodhur në botën e spektaklit shqiptar, kur Luizi, një nga personazhet…

Gjykata e Hages kerkon burgim marramendes per ish-clirimtaret…

Kryeprokurorja Kimberly West, gjatë fjalës së saj në seancën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe bashkë të akuzuarve të tjerë, ka folur…

E rende, ndodhia me liderin e opozitês

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, tha se kolegu i saj i opozitës, Juan Pablo Guanipa është rrëmbyer vetëm disa orë pasi u lirua nga paraburgimi,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *