Ministri i Ekonomis®, Hekuran Murati, ka njoftuar per një arritje historike ne fushën e
financave publike ne Kosovë.
Sipas tij, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur per here te parë te mbledhë mbi 1
miliarde euro tatime brenda nje viti fiskal.
Ky rekord este shenuar me 16 ahjetor, pra ende pa perfunduar viti fiskal, duke deshmuar rritje te konsiderueshme te performances ne moledhjen e tatimeve dhe formalizimin e ekonomise.
Murati theksoi se brenda vetem pese viteve, moledhja e tatimeve eshte me shume se
dyfishuar, nga 467 milione euro ne mbi 1 miliarde euro, ska sipas tij paraqet nj sukses të rëndesishem institucional dhe ekonomik.
Po ashtu, ministri bëri te ditur se gjatë kesaj periudhe janë shënuar rritje edhe në tregues të tjerë ekonomikë. Qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12 miliardë euro në 25 miliardë euro, fitimi i korporatave nga 900 milione euro në 2.3 miliardë euro, ndërsa numri i vendeve të punës ka arritur nga 350 mijë në 435 mijë.
“Edhe një lajm i mirë”, ka shkruar Murati, duke e cilësuar këtë sukses si deshmi të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të kapaciteteve shteterore ne menaxhimin e financave publike.