E fundit: Me ne fund nje lajme icmire per rritjen e pagave…

Rritja e pagave, pensioneve e shtesave janë premtimet kryesore te partive politike gjate fushates se deritashme zgjedhore. Njohes të çeshtjeve te ekonomisë dhe të zhvillimeve politike thonë se realizimi i tyre do të ketë efekt afatshkurtër në mirëqenie.

Sipas tyre, partite janë fokusuar në këto premtime per te fituar vota, e duke lene anash identitetin e tyre ideologjik
Premtimet kyç të partive politike në fushatën zgjedhore janë rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe e skemave sociale.

Disa nga to kanë premtuar pagë minimale deri ne 1 mije euro, rritje te koeficientit në vlerë te 150 eurove, rritje për 50 per qind të pagave në sektorin publik, pensione prej 300 eurosh, shtesa për të porsalindurit 200 euro e të tjera.

Sipas ekonomistit, Fidan Qerimi, Kosova nuk ka buxhet aq te madh per t’i inkorporuar të gjitha këto premtime, te cilat po qe se do të realizoheshin, do të sakrifikonin investimet kapitale qe kane efekt me afatgjate ne mirëqenien e qytetarëve.

“Niveli i buxhetit nuk eshtë që po na ndryshon.
Nuk kemi mundësi buxhetore që t’i rrisim pagat dhe pensionet. Ne e kemi nje nivel te njëjtë përafërsisht të buxhetit dhe do të duhej te hegim dore prej investimeve kapitale, prej shpenzimeve qe i bën qeveria për mirëqenien e popullatës dhe i drejton në keto paga dhe pensione. Padyshim do të kemi zvogëlim të këtyre investimeve kapitale”, ka thënë Qerimi.

E njohesi i çështjeve politike, Basri Muja, thote se fokusi i partive eshte kryesisht ne premtime per rritje pagash e pensionesh pasi thekson se ato pranohen më mirë nga elektorati.
Sipas tij, partite kanë hequr dorë nga identiteti i tyre ideologjik dhe japin premtime vetem për
të perfituar vota.

“Tek ne shumica e partive politike operojne me programe te ngjashme dhe pa dallime të qarta mes të djathtës dhe të majtës. Kjo ndodhë edhe për faktin se partite politike shpesh adaptojne diskurse pragmatike dhe populiste vetëm e vetëm për të fituar vota, duke hequr dorë nga identiteti i tyre ideologjik”, ka thënë Muja, shkruan КОНА.
Premtimet aktuale te partive politike, sipas ekonomistit Qerimi kanë ndikim jetëshkurtër në mirëqenien e qytetarëve.
“Ndoshta kërkesa e qytetarëve nuk është kjo që të kemi reforma, që të kemi permirësim të performancës ekonomike, por me tepër po merremi me patriotizem dhe me një politikë shumë ditore me të cilat do të mund të përfitonim në afat shumë të shkurtër. Por, mendoj qe duhet te fokusohemi ne afatgjatë dhe afatmesëm për efektet ekonomike”, ka thënë Qerimi.

E Muja thotë se premtime për paga e pensione kanë lënë në hije tema të tjera të rëndësishme per të cilat qytetarët kerkojnë qartësi politike.

“Ta zëmë politika e jashtme, dialogu me Serbinë, raportet me BE-në dhe SHBA-në, këto janë çöshtje kys për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës, por fatkeqësisht gjate tubimeve zgjedhore deri me tani ne masë të madhe janë anashkaluar”, ka theksuar Muja.
Fushat e partive politike do te zgjasë deri me 28 dhjetor në orën 7 të mëngjesit, kur hapen qendrat e votimit.

Related Posts

Uaaa turpi jane shtuar “FARA” e ketyre😳 Londrimi dhe Klodi lahem bashke ne dush! VIDEO

Një tjetër video nga “Big Brother VIP Kosova” po shkakton trazim të madh në rrjetet sociale! Pas momenteve me masazhe dhe batutave me nënkuptime mes Londrimit dhe…

Po dridheni? Pas kesaj ORE vjen nje njoftim i papritur nga MOTI, merrni masat qe

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura. Mjegull…

Limi i zbulon banoreve lidhjen e tij me Shpat Kasapin

Limi i Zbulon Banoreve Lidhjen e Tij me Shpat KasapinNë një botë ku muzika dhe kultura luajnë një rol të rëndësishëm në identitetin tonë, çdo lidhje mes…

Video dolces

https://vm.tiktok.com/ZMDhcDtH3/

Uaaa Trupi botes😳 Limi ja ferkon By*thet Dolces kurse ajo…VIDEO

Uaaa Trupi botes😳 Limi ja ferkon By*thet Dolces kurse ajo…VIDEO Kete mengjes Dolce ka bere rutinen e saj sikur cdo dite theter, por sot ishte prezent edhe…

Uaa Dolce e pafytyre😳 Puthet me Limin dhe leshon zera se i fut du….VIDEO

Çfarë ndodh kur dy artistë të njohur, të lidhur nga një histori e gjatë, përfundojnë në një moment të papritur puthjeje? Kjo është historia e Dolce dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *