Shpat Kasapi nderroi jete ne Itali, por Hoxhe Kalaja e nxjerr ne genjeshter Igli Taren…

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali. Momentet e fundit të jetës, Shpati i kaloi në Itali, aty ku ndodhej së bashku me Selvijen për të kuruar të birin, Roelin. U deshën disa ditë që trupi i artistit të arrinte në Tetovë dhe më 30 nëntor u mbajt edhe ceremonia mortore, ku familjarë, miq, të afërm dhe të gjithë ata që e njohën e nderuan në lamtumirën e fundit.

Së fundmi, Ahmed Kalaja ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, ku ka akuzuar mediat se nuk kanë treguar të vërtetën rreth asaj se kush u mor me transportimin e trupit të Shpatit për në Tetovë.

Sipas tij, ka qenë Mariglen Shehai, babai i Amarit, ai që është marrë me të gjitha shërbimet para dhe pas vdekjes së këngëtarit, si edhe me transportimin e trupit të tij.

“Mediat nuk thanë të vërtetën kryesore se:
Mariglen Shehaj babai i Amarit. Vllai ynë Mariglen Shehaj është marrë me të gjitha shërbimet para edhe pas vdekjes së si edhe teansportimin e tij për në Tetovë.

Zoti e shpërbleftë. Gjest madhështor. Mbarësi e Bekime e Udhëzim. Amin!
Nuk mohojmë faktin qe mund të ketë kontribues të tjerë për efekte proçeduriale ndërsa të mirat matreale ( shpenzimet) jane hedhur nga vellai ne fjale. Natën!” shkruan Ahmed Kalaja.

Nje mesazh direkt ndoshta dhe per familjen e Shpatit, e cila sot falenderoji publikisht Igli Taren, bëri të mundur sjelljen e trupit të tij në Shqipëri, në fakt për të gjithë ato që nuk i dijnë proçedurat, sjellja e shpejtë e një trupi të pajetë kërkon shumë proçedura, që nga spitali, shteti italian, dhe autorizimi nga ambasada e Maqedonisë, proçedura që Igli Tare ka ndërhyrë për tu realizuar shumë shpejt, por Ahmeti ka dëshirë të madhe tu japë rëndësi personave të rrethit të tij, dhe të ulë të tjerët, fix siç nuk i takon një njeriu të fesë.

Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka njoftuar se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut.

Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali.

Shpati ndërroi jetë në Bergamo natën kur kishte mbërritur në Itali, ndërsa më pas trupi i tij u transferua në një spital të Milanos për analiza, autopsi dhe procedura të tjera ligjore, të cilat zakonisht marrin shumë kohë.

Në rrethana normale, kthimi i trupit do të zgjaste më gjatë, por falë ndërhyrjes së Igli Tares, procesi u përmbyll brenda vetëm katër ditëve, duke mundësuar që i ndjeri të prehej në Tetovë të dielën e 30 nëntorit.

“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi për Sportmania.

Kujtojmë se Shpat Kasapi ndërroi jetë mbrëmjen e të martës (25 nëntor) pas një arresti kardiak në Bergamo të Italisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes… Albin Kurti: Shpartalluam gjitha bandat kriminale, tani gjithçka eshte normale Kjo qe beme eshte lajm qe serbia ka mbaruar pune…

Policia thirrje qytetarët per te treguar kujdes maksimal

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes…

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me rastin e Thaçit

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se…

Tragjedi e rëndë në Deçan

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Murati me lajm fantastik per pensionistet…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një program ekonomik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *