Ramush Haradinaj premton page mesatare 1100€ kurse pensione….

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është nominuar të premten nga Keshilli i Përgjithshëm i partisë kandidat për kryeminister dhe bartes i listës zgjedhore per zgjedhjet e parakohshme te 28 dhjetorit. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli ka miratuar edhe listën me 110 kandidatë për deputetë.
AAK-ja ka bere publik edhe sloganin e fushatës për këto zgjedhje, “Krah Teje”, si dhe
“ka miratuar programin zgjedhor të ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mireqenia dhe zhvillimi ekonomik, dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”.
Haradinaj ka deklaruar se kombinimi i lidershipit te guximshem e vizionar te
Aleances, lista e gjere perfaqesuese dhe programi i qarte i zhvillimit ekonomik, perbëjnë themelet e ofertës që AAK-ja i paraqet qytetarëve në zgjedhjet parlamentare.

Ne programin ekonomik, Aleanca parasheh
ritje ekonomike vjetore prej 7%, si dhe rritje të
GDP-se nga 12 ne 14 miliarde euro brenda
mandatit katërvjeçar. Po ashtu, buxheti i shtetit synohet te ritet nga 3.3 miliarde euro ne vitin 2025, ne 4 miliarde euro ne vitin 2026, per te arritur ne 6.1 miliarde euro ne fund te mandatit.

Sipas Haradinajt, kjo politike buxhetore garanton stabilitet financiar dhe krijon hapësirë që pagat dhe pensionet të rriten që ne vitin 2026 me 31%, duke arritur nje page mesatare prej 1,100 eurosh dhe pension prej 500 eurosh, varësisht nga kategoritë. Ai ka bërë të ditur se pagat dhe pensionet do të harmonizohen çdo vit me zhvillimin ekonomik dhe inflacionin.

Nje rritje te theksuar e parashikon edhe ne kategorine e investimeve kapitale, “e cila do të shënojë rritje prej 61% në vitin e parë të mandatit dhe do të arrijë në 240% deri në vitin 2029”.
Haradinaj ka theksuar se AAK-ja hyn në zgjedhje me qellimin e rikthimit të normalitetit në vend, forcimit te zhvillimit ekonomik dhe mireqenies, avancimit drejt anetaresimit ne NATO dhe BE, si dhe rikthimit te partneritetit strategjik me aleatët perëndimorë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Krah Teje për Kosovën tonë të perbashkët.
Na priftë e mbara!”, ka permbyllur Haradinaj.

Related Posts

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes… Albin Kurti: Shpartalluam gjitha bandat kriminale, tani gjithçka eshte normale Kjo qe beme eshte lajm qe serbia ka mbaruar pune…

Policia thirrje qytetarët per te treguar kujdes maksimal

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes…

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me rastin e Thaçit

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se…

Tragjedi e rëndë në Deçan

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Murati me lajm fantastik per pensionistet…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një program ekonomik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *