Lajmi i Fundit: Albin Kurti ben deklaraten e forte

Sot një vit më parë, rreth orës 19:00, akuadukti i Ibër Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cak i një sulmi kinetik terrorist. Ky ishte sulmi i dytë i rëndë ndaj Republikës sonë nga aktorë të jashtëm në dy vite rresht, pas sulmit paramilitar në Banjskë të Zveçanit, dhe i pari ndaj infrastrukturës sonë kritike.

Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar kështu seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët që shërbehen nga ky sistem, përfshirë këtu Termocentralin “Kosova B”.

Reagimi institucional ishte i menjëhershëm dhe kritik në parandalimin e pasojave katastrofike që kishte për qëllim sulmi: uljen për 60% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për komunën e Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës dhe gjysmës së Prishtinës, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet bazë.

Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që, përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm për banorët e komunave të prekura.

Në afat rekord prej vetëm një muaji akuadukti i dëmtuar u rindërtua, rrjedha e ujit bashkë me sistemin u rikthyen në kapacitete të plota operative. Përgjigjja jonë dëshmoi aftësinë e lartë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shtetërore. Shteti dhe Republika triumfuan përsëri përballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejnë te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia – sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Ibër Lepenc i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës.

Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me këtë sulm, ishin konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe ishin gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë. Edhe sot, ato janë dëshmi të qarta për përfshirjen e grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që synim e kanë destabilizimin e vendit tonë dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.

Deklarate e Albin Kurtit!

Related Posts

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes… Albin Kurti: Shpartalluam gjitha bandat kriminale, tani gjithçka eshte normale Kjo qe beme eshte lajm qe serbia ka mbaruar pune…

Policia thirrje qytetarët per te treguar kujdes maksimal

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes…

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me rastin e Thaçit

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se…

Tragjedi e rëndë në Deçan

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Murati me lajm fantastik per pensionistet…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një program ekonomik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *