Neser nis shperndarja e bonuseve prej 15.000leksh, ja ku mund ti terhiqni

Në podcast-in e përjavshëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë bonusin e fundvitit për pensionistët, duke theksuar se shpërndarja zyrtare nis sot, më 1 dhjetor. Ashtu si një vit më parë, pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin një shpërblim prej 15 mijë lekësh, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë.

Kryeministri foli edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve gjatë mandatit të katërt, duke kujtuar premtimin për një reformë të gjerë në sistemin e të ardhurave.

“Nga 1 janari i vitit 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu si jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij të plotë, ai goditi zërat kritikë në skenën politike dhe mediatike, të cilët sipas tij përhapën lajme të pavërteta se këtë vit nuk do të kishte shpërblim fundviti.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”.

Rama shtoi se nga janari 2026 nis edhe faza e parë e rritjes së pensioneve, një proces që sipas tij do të vijojë me rritje të përshkallëzuara çdo vit.

“Me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029 e do të pesëfishohen në janar 2030”.

Krahas pensioneve, rritja e pagës minimale në 500 euro shihet si një tjetër element kyç i reformës së premtuar për vitet e ardhshme, e cila përfshin të gjithë tregun e punës, si sektorin publik ashtu edhe atë privat. /skyweb.al

Related Posts

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes… Albin Kurti: Shpartalluam gjitha bandat kriminale, tani gjithçka eshte normale Kjo qe beme eshte lajm qe serbia ka mbaruar pune…

Policia thirrje qytetarët per te treguar kujdes maksimal

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes…

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me rastin e Thaçit

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se…

Tragjedi e rëndë në Deçan

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Murati me lajm fantastik per pensionistet…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një program ekonomik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *