Mjekja gjinekologe paralajmeron: Ja mosha kur femrat duhet të mbyllin lindjet

Në shoqërinë bashkëkohore çdo ditë shtohet mosha në të cilën femrat bëhen nëna për herë të parë ose përfundojnë familjen. Megjithatë, mjekja gjinekologe Enriketa Kroi bën një paralajmërim të rëndësishëm: femrat duhet të përpiqen që të përfundojnë lindjet para moshës 35-vjeçare. Kjo periudhë është ajo ku shtatzënitë janë më të shëndetshme dhe me më pak rrezik për komplikacione, si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Në emisionin “Good Morning Albanians”, Kroi nënvizoi se është vënë re një tendencë në rritje e shtatzanive të vonuara në moshë të madhe. Ajo thekson se nuk është domosdoshmëri të përfundojë arsimi i lartë apo karriera përpara se të fillojë familja, pasi në kuptimin mjekësor mbyllja e lindjeve para 35-vjeç është një objektiv shumë i rëndësishëm për mirëqenien e femrës dhe rezultate pozitive shtatzënie.

Mosha e shtatzënisë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e gruas dhe të foshnjës. Shtatzënitë që ndodhin pas kësaj moshe kanë më shumë mundësi të kenë komplikacione, përfshirë presionin e lartë të gjakut, diabetin gestacional dhe rreziqe për lindje të parakohshme. Gjithashtu, mund të ketë më shumë vështirësi në shtatzëninë e parë, por edhe në ato të mëpasshme.

Mjekja është takuar edhe me paciente të moshave mbi 40 e madje 45-vjeçare, të cilat janë në shtatzani, duke e bërë të qartë se përqindja e shtatzanive të vonuara është në rritje, një fakt që kërkon më shumë vëmendje dhe kujdes mjekësor të vazhdueshëm.

Përveç moshës, ajo vlerëson rëndësinë e monitorimit të shëndetit gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë dhe evitimin e faktorëve të rrezikut si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe stresi i lartë. Këto elemente janë të lidhura ngushtë me mirëqenien e nënës dhe zhvillimin normal të fetusit.

Në përfundim, mesazhi i mjekes është i qartë: femrat duhet të planifikojnë familjen në mënyrë të tillë që të mbyllin lindjet para 35-vjeç, duke u përgatitur mirë dhe me kujdes të plotë të shëndetit, për një shtatzëni të shëndetshme dhe fëmijë të fortë.

Nëse je duke menduar për familjen, është koha që këto këshilla të merren parasysh, sepse në fund shëndeti është thesari më i madh.

Related Posts

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve

Ndahen nga 50€ për këtë kategori të fëmijëve Një lajm i mirë vjen për një kategori të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë një mesazh përkujdesi dhe vëmendjeje…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes…

Albin Kurti i con selam Serbise, permes… Albin Kurti: Shpartalluam gjitha bandat kriminale, tani gjithçka eshte normale Kjo qe beme eshte lajm qe serbia ka mbaruar pune…

Policia thirrje qytetarët per te treguar kujdes maksimal

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës” Policia e Shtetit njofton qytetarët se është evidentuar një skemë e re mashtrimi përmes…

Gjykata Speciale del me njoftim lidhur me rastin e Thaçit

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se…

Tragjedi e rëndë në Deçan

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Murati me lajm fantastik per pensionistet…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pritet ta procedojë në Kuvend Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një program ekonomik…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *