Shpat Kasapi nderroj jete, kurse banoret e BBVK 4 kercyen e u defryen me kengen e tij VIDEO

Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë festuar mbrëmjen e së mërkurës me muzikë, pije dhe atmosferë festive për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Shtëpia u mbush me këngë patriotike dhe energji të lartë, ndërsa banorët kërcyen dhe festuan deri në orët e vona.

Megjithatë, një moment i kapur nga kamerat tërhoqi vëmendjen e fansave dhe shkaktoi reagime të përziera në rrjete sociale. Banorët u panë duke u argëtuar me këngën “Valle Kosovare”, një prej hiteve më të njohura të artistit të ndjerë Shpat Kasapi.

Ky moment u konsiderua i ndjeshëm, pasi ndodhi në të njëjtën ditë kur u konfirmua lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta të këngëtarit 40-vjeçar, lajm që tronditi mbarë trevat shqiptare dhe komunitetin artistik.

Shumë nga ndjekësit e programit e cilësuan të papërshtatshëm përdorimin e kësaj kënge në një atmosferë festive, duke theksuar se Shpati ishte një figurë shumë e dashur dhe respektuar në muzikën shqiptare.

Nga ana tjetër, një pjesë e fansave thanë se këndimi i këngës së tij mund të shihej edhe si homazh i pavetëdijshëm, pasi “Valle Kosovare” mbetet një simbol i gëzimit, kulturës dhe identitetit shqiptar.

 

Pavarësisht reagimeve të ndryshme, pamjet e mbrëmjes u bënë virale dhe ndezën diskutime për raportin mes festës dhe ndjeshmërisë ndaj ngjarjeve të trishta që prekën publikun. /Telegrafi/

 

Related Posts

Ish Banorja e BBV tregon per gjendjen e rend te Gjestit😳

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Valbona Mhilli, ka bërë një hap të rëndësishëm në komunikimin me ndjekësit e saj, duke zbuluar detaje interesante rreth Gjestit, fituesit…

Familja e Shpat Kasapit del me njoftim te rendesishem, ata thone se…

Pas përcjelljes së fundit të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe…

Alba nuk le vend per imagjinaten, format e saj sensuale cmendin fansat VIDEO

Alba nuk le vend per imagjinaten, format e saj sensuale cmendin fansat VIDEO Mbrem eshte mbajtur nje konkurs per sfilaten me te mire, Alba protagonistja e Big…

Dhjetori nuk sjell mrekulli, por PARA të vërteta! Këto janë shenjat që do ta kenë BEKIM muajin…

Dhjetori nuk është domosdoshmërisht muaji i mrekullive, por i qartësisë. Është periudha kur bëhet bilanci: çfarë është humbur, çfarë ka mbetur dhe çfarë ka nevojë të ndërtohet…

Lajmi i Fundit: Albin Kurti ben deklaraten e forte

Sot një vit më parë, rreth orës 19:00, akuadukti i Ibër Lepencit në Varagë të Komunës së Zubin Potokut ishte cak i një sulmi kinetik terrorist. Ky…

Ajo qe kishte bere Shpat Kasapi dhe nuk e dinte askush zbulohet VIDEO

Shpat Kaspain te gjithe e njohin si nje nder artistat me te buzeqeshur te estrades. Mirepo Shpati pervec asaj buzeqeshjes kishre pasur dhe anen e humaniteti, ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *