Një tjetër situatë alarmante eshtë regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, këtë herë në afërsi të Vorës. Siç shihet ne pamjet e dërguara ne redaksine e JOQ Albania, një ambulance që po transportonte nje pacient nga Fieri drejt Tiranes, i janë çarë dy goma pasi ka kaluar mbi një grope të madhe në aks.
Sipas gytetarit denoncues, pacienti eshte detyruar te merret nga nje ambulance tjeter, ndersa mjeti i demtuar ka mbetur ne mes te rruges. Ai shton se, perveç ambulances, gjate kohes qe ndodhej aty, katër automjete të tjera kanë pesuar te njejtin fat, duke u demtuar në te njëjtin segment problematik.
Denoncuesi thekson se situata në këtë aks eshtë bërë alarmante, pasi dhjetëra makinave u janë çarë gomat gjatë ditëve te fundit, fakt i cili eshte dokumentuar vazhdimisht edhe nga redaksia jonë.
Mesazhi i plote i qytetarit:
“Ja autostrada… ambulancës dy goma te çara. Ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në Vorë. Ambulanca kishte një pacient brenda qe vinte nga Fieri dhe po dergohej drejt Tiranes. Përveç ambulances, sa isha une aty, iu çanë gomat edhe 4 makinave të tjera.”